Faton Peci: Ka gjetje skandaloze për shkelje në menaxhimin e pronave

Autori: Gazeta inFokus
11:25 | 11 October 2022
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se ka të gjetura skandaloze nga Komisioni që është themeluar pas vërejtjeve të Auditorit të Përgjithshëm, rreth menaxhimit të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjetjet janë shumë më skandaloze sesa vërejtjet e marra në vazhdimësi nga Auditori i Përgjithshëm.
“Fatkeqësisht, nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Skandalet dhe abuzimet më të mëdha na dalin të jenë tek menaxhimi i pronave”, ka thënë Peci.
“Andaj, për të gjitha këto veprime të kundërligjshme, ftoj Prokurorinë e Shtetit që të vihet në shërbim të zbardhjes së këtyre rasteve abuzive sepse adresimi i këtyre problemeve të shtresuara, nuk zgjidhet vetëm me adresime administrative”.
Më poshtë i keni disa nga gjetjet e shfaqura nga Peci:
Është e papranueshme se si para syve të institucioneve qendrore e lokale, në zemër të Prishtinës, në Ulpianë është zhvatur prona e Ministrisë së Bujqësisë duke u lejuar apo duke mbyllur sytë karshi:
Ndërtimeve të jashtëligjshme dhe ndërtimeve të vrazhda pa asnjë pasojë nga organet relevante të thirrura për ndalimin e ndërtimeve pa leje!
Uzurpim dhe tjetërsim i pronës publike të Ministrisë nga individë që nuk janë kontrolluar asnjëherë nga institucionet e thirrura për ta realizuar një gjë të tillë.
Tejkalim në objekte banimi dhe lokale afariste.
Operatorët ekonomikë / palë të treta në këtë lëmsh të krijuar, paguajnë qira për objektet e tyre afariste mirëpo jo titullarit faktit të pronës.
Rasti tjetër tejet abuziv e shkatërrues për pronën publike është ndërtimi i rreth 25 vilave, prej tyre një numër i konsiderueshëm ndërtime të vrazhda në Prona të Institutit Bujqësor të Kosovës në Joshanicë të komunës së Pejës respektivisht në Stankaj.
Ditëve në vijim do të marrim të gjitha veprimet administrative dhe ligjore, që do të mundësojnë rikthimin e ligjshmërisë, kthimin e këtyre aseteve dhe pasurive tek titullari, valorizimin e pronës dhe rritjen e inkasimit të mjeteve në shërbim të interesit të qytetarëve të Kosovës.
Në gjithë këtë katrahurë është i pashpjegueshëm mos-veprimi në radhë të parë i Ministrisë së Bujqësisë për një dekadë, mungesa e vullnetit të Ministrave të kaluar për ta çuar më tutje këtë çështje, inspektorëve të ndërtimit në nivel të komunave në këtë rast në komunën e Prishtinës dhe Pejës të cilët nuk kanë marrë parasysh as elementet bazike siç janë:
E drejta pronësore dhe juridike
Mënyra se si janë pajisur me leje ndërtimi, renovimi, anekse të ndërtimit (nëse i posedojnë) pa aprovimin e titullarit të pronës?
Si është mundësuar ndërtimi i vrazhdë, ndërtimi i anekseve pa aprovimin dhe posedimin e çertifikatës së pronësisë, kopjes së planit të projektit që duhet dorëzuar në drejtoritë e urbanizmit nga titullari i pronës?
Ku ishte inspektorati i ndërtimit i komunës së Prishtinës që edhe sot që po e shkruaj këtë postim/denoncim, në bazë të informacioneve po vazhdojnë punimet e kundërligjshme në pronën e Ministrisë së Bujqësisë?
Kush mund të lëshojë me qera pronën e Ministrisë së Bujqësisë pa aprovimin e titullarit të pronës?

Të tjera
-
Kadrijaj – Deharit: Kushtetuesja e tha se votimi duhet të kthehet në praktikat e mëhershme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese në aktvend...
-
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Bessent, thotë se Musk duhet të qëndrojë larg politikës
Një ditë pasi Elon Musk përshkallëzoi grindjen e tij me Donald Trump dhe njof...
-
Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi ...
-
Mefail Bajqinovci i lutet Lutfi Hazirit: Ani bre Lutë hajde në koalicion
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, e ka lutur publikisht Lu...
-
“Kujt po i thu hajn”? Pamje të reja nga rasti i Driton Krasniqit që u rrah nga policët në Klinë
Janë publikuar pamje të reja që hedhin dritë mbi incidentin e rëndë ku qyteta...
-
AKK: Ministria e Financave po bllokon vlerësimin e pronave, rrezikohet zhvillimi lokal
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë për përdorim të rrjetit ...
-
Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar...
-
Kujtime në Zingjirë: Një Zhgandërr për Gratë e Heshtura
ZHGANDËRR - Një video eksperimentale e cila përmes këngëve tradicionale dhe k...
-
Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake
Emilija Redžepi është rizgjedhur kryetare e Nova Demokratska Stranka (NDS) në...
-
Gjermani: Mijëra punëtorë nuk e përballojnë jetesën vetëm me pagë
Në Gjermani, gjithnjë e më shumë persona që punojnë me kohë të plotë po detyr...
-
Panik në fluturimin Palma-Manchester, 18 të lënduar pas alarmit të rremë për zjarr
Një fluturim nga Palma drejt Manchester-it u evakuua në mënyrë dr...