Sport

Faruk Statovci komenton shkarkimin e Ismet Munishit nga Ballkani

Autori: Erion Maliqaj 21:29 | 24 December 2020

Presidenti i klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi, apo i njohur ndryshe edhe si ‘Cima’, gjatë ditës së mërkurë mori vendim që ta shkarkojnë nga posti i trajnerit, Ismet Munishin, shkruan Gazeta inFokus.

Arsyet e shkarkimit të teknikut prishtinas nuk u bënë të ditura për opinionin publik, ndërsa edhe Munishi edhe Cima falënderuan njërin tjetrin për bashkëpunimin e deritanishëm.

Lidhur me largimin e Munishit nga Ballkani, Gazeta inFokus ka kontaktuar analistin e njohur kosovar, Farku Statovcin.

-Advertisement-

Ai ka thënë se nëse Munishi është larguar për shkak të rezultateve është vendim i gabuar.

“Derisa nuk e dimë saktë largimin e Munishit është pak problem, por unë mendoj se Ismeti ka bërë punë të madhe me ekipin e Ballkanit. Nëse është largu për shkak të rezultateve, mendoj se nuk ka qenë vendim i mirë, por derisa të mos jemi të sigurt përse ka ardhë kjo ndarje është e padrejtë të japim ndonjë konkludim”, deklaroi Faruk Statovci për Gazetën inFokus.

Ismet Munishi me skuadrën e Ballkanit sezonin e kaluar shkoi deri në finale të Kupës së Kosovës, ku u mposhtë nga Prishtina, ndërsa në kampionat përfundoi i treti me një pikë me pak se Drita që u shpall kampione.

Kurse në stinorin vjeshtor të këtij sezoni, Ballkanin nën urdhëratë e Munishit përfundoi i dyti me 38 pikë, tri me pak se Drita që u shpall kampione vjeshtore./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera