Shëndetësi

Farat e kungullit për trajtimin e gjëndrave tiroide

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 16 October 2019

Problemet apo sëmundjet e gjëndrave tiroide i prekin një në dhjetë njerëz. Këta probleme, nëse nuk trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur mund të përfundojnë me pasoja serioze shëndetësore. Funksionet e kësaj gjëndre janë shumë të rëndësishme, duke filluar nga kontrollimi i peshës, balanci i hormoneve, sistemi imunitar, energjia, rënia e flokëve dhe shtypja e gjakut.

Krahas barnave dhe trajtimeve të tjera, një rëndësi të madhe në trajtimin e këtij problemi është një dietë e shëndetshme. Ushqimet e shëndetshme e përmirësojnë funksionimin e kësaj gjëndre, si dhe e forcojnë sistemin metabolik.

Ekspertët sugjerojnë, që një nga ushqimet e duhura për të trajtuar dhe parandaluar problemet e gjëndrës tiroide është kungulli dhe farat e tij.

-Advertisement-

Kungulli ka një numër të madh të super përbërësve ushqyes. Ata përmbajnë sasi të lartë të proteinave, që janë të nevojshme në funksionimin normal të kësaj gjëndre.

Farat e kungullit gjithashtu kanë efekt edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut dhe sheqerit në gjak. Ato kanë një nivel të lartë të zinkut, vitaminave dhe mineraleve të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera