Sport

FANTASTIKE: Kosova më e mira në Kampionatin Evropian të Xhudos “Lisbonë 2021”

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 18 April 2021

Sukses të jashtëzakonshëm kanë arritur xhudistët kosovarë. Kosova është përfaqësuesja më e suksesshme në Evropianin që të dielën përfundoi në Lisbonë të Portugalisë.

Kosova e Turqia janë të vetmet që kanë fituar nga dy medalje të arta. Të artë për Kosovën ishin Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova. Nora Gjakova u rendit e treta kurse Loriana Kuka e Laura Fazliu u renditën të pestat.

Me këtë plasman, Kosova ka lënë prapa superfuqi të xhudos e të sportit. Krejt kjo falë punës së jashtëzakonshme të Driton Kukës dhe xhudistëve të tij.

-Advertisement-

E mahnitshme, Kosova më e mira e Evropianit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera