Familja Karqe qe 21 vjet kërkon të drejtën nëpër gjykata, ende s’ka epilog për tokën e eksproprijuar nga Komuna e Prizrenit më 1983
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 13 May 2023
Në Gjykatën Themelore në Prizren, në vitin 2002, Xhemalia e Azis Karqe si dhe trashëgimtarëve të Rakip Karqe, dhe ate Sadija, Remzi, Shani, Shefidin dhe Shemso Karqe të gjithë nga fshati Genqar kanë paraqitur propozim për kompensim të paluajtshmërisë së eksproprijuar nga Komuna e Prizrenit me vendimin 1983-ës në.
Mirëpo, kjo çështje civile, në Gjykatën Themelore në Prizren edhe pas 21 vitesh ende ka mbetur pa një epilog pasi dy herë lënda është kthyer në rivedosje pasi në shkallë të parë ishte fituar rasti nga familja Karqe, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Propozuesit Xhemalia e Azis Karqe si dhe trashëgimtarëve të Rakip Karqe, dhe ate Sadija, Remzi, Shani, Shefidin dhe Shemso Karqe të gjithë nga fshati Genqar, si trashëgimtarë ligjor të ish pronarit Latif Nuredin Karqe më 26 qershor 2002, kishin parashtruar propozim që të bëhet kompensimi i paluajtshmërisë së eksproprijuar nga Komuna e Prizrenit me vendimin e 14 nëntorit 1983.
Për këtë propozim, Gjykata Themelore në Prizren, pas 12 vitesh kishte marrë vendim, më 21 tetor 2014, e cila kishte caktuar kompensimin për paluajtshmërinë e ekspropijuar të ish-pronarëve Karqe, të evidentuar si parcel katastrale nr. 1951 e nga fl. pos. 348 ZK Lubizhdë, në sipërfaqe prej 0.25.03 hektarë.
Sipas aktvendimit të kësaj gjykate, Komuna e Prizrenit ishte obliguar që të bëjë kompensimin për paluajtshmërinë e lartcekur në shumën prej 225 mijë 270 euro, të gjitha në afat prej 15 ditësh nga dita e plotëfuqishmërisë se këtij aktvendimi, nën kërcënim të ekzekutimit të dhunshëm.
Në arsyetimin e këtij aktvendimit, thuhet se kjo gjykatë për këtë çështje ka angazhuar ekspertë të gjeodezisë dhe vlerësues për përcaktimin e paluajtëshmërisë së eksproprijuar dhe se të njëjtit kishin bërë vlerësimin për kompensimin e saj.
Të pakënaqur me vendimin e Themelores, Komuna e Prizrenit kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila më 29 qershor 2015 të njëjtën e kishte refuzuar si të pabazuar, ndërsa me këtë vendim ishte vërtetuar aktvendimi i Themelores.
Apeli kishte vlerësuar se Themelorja kishte vërtetuar drejtë gjendjen faktike dhe se lartësia e kompensimit në emër të paluajtshmërisë ishte përcaktuar në mënyrë të drejtë.
Pas kësaj, duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, të 14 nëntorit 2015, përmes përmbaruesi privat, Enis Hoxha, më 10 dhjetor 2015 ku kishte lëshuar urdhër për përmbarim, me ç’rast Komuna e Prizrenit ishte obliguar që të bëjë kompensimin për parcelën kadastrale në Lubizhdë të Prizrenit në shumën prej 225 mijë e 270 euro.
Sipas këtij urdhri të përmbaruesi Hoxha, ekzekutimi i kompensimit nga debitori- Komuna e Prizrenit do të bëhej në shumën e lartcekur në afatin prej 8 ditësh.
Kundër urdhrit të përmbaruesit Hoxha, në afat ligjor Komuna e Prizrenit, kishte paraqitur mjetin e rregull juridik prapësimin, me të cilin kishte kërkuar që të hudhet poshtë propozimi për ekzekutim ose lënda të prishet dhe të kthehet në rivendosje.
Tutje, Gjykata Themelore në Prizren, më 11 janar 2016 kishte refuzuar prapësimin e ushtruar nga përfaqësuesi i debitores- Komunës së Prizrenit, avokat Besim Morina. Ndërsa, kishte vërtetuar urdhrin për përmbarim të Përmbaruesit Hoxha, urdhër i cili kishte mbetur në fuqi.
E të njëjtin vendim të Themelores, e kishte vërtetuar Gjykata e Apelit më 5 janar 2018 duke vepruar sipas ankesës së debitores- Komunës së Prizrenit, të cilën e kishte hudhur poshtë si të palejuar.
Tutje, të pakënaqur me vendimet e shkallës së parë dhe të dytë, Komuna e Prizrenit kishte parashtruar revizion në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila më 12 janar 2016 revizionin e kishte pranuar si të bazuar duke prishur aktvendimet e Themelore dhe të Apelit, e çështjen e kishte kthyer në rivendosje.
Supremja kishte vlerësuar se aktvendimet e dy instancave më të ulëta ishin të përfshira në shkelje të dispozitave ligjore, nuk janë të arsyetuara dhe se kundërthënëse nga faktet.
Sipas Supremes, me asnjë provë nuk ishte arsyetuar lartësia e kompensimit të caktuar të cilin ishte obliguar të paguajë Komuna e Prizrenit.
Më 31 tetor 2017, përmes përmbarueses private Saranda Kuçi, propozuesit Karqe kishin kërkuar caktimin e kompensimit të paluajtëshmërisë së eksproprijuar në bazë të aktvendimit të Gjykatës Themelore të 14 shtatorit 2015. E cila kishte lëshuar urdhër për ekzekutimin e shumës prej 225 mijë e 270 euro ndaj debitorit- Komuna e Prizrenit. Të gjitha këto brenda afatit prej 8 ditësh.
Kundër, urdhërit për përmbarim të përmbarueses Kuçi, më 8 nëntor 2017 prapësim kishte ushtruar Komuna e Prizrenit, ngase sipas saj aktvendimi me të cilin Kuçi kishte urdhëruar ekzekutimin është prishur nga Gjykata e Supreme e Kosovës dhe si i tillë nuk mund të paraqet bazë për ekzekutim.
Vendimin e Themelores për refuzimin e prapësimit të Komunës së Prizrenit, e kishte vërtetuar Gjykata e Apelit më 5 janar 2018, duke e hedhur poshtë si të palejuar ankesën e kësaj komune.
Duke vepruar përsëri sipas propozimit të 26 qershorit 2002, nga propozuesit Karqe, Gjykata Themelore në Prizren, më 29 qershor 2020, gjykatësi Xhemil Elshani kishte aprovuar propozimin e tyre, ku kishte caktuar kompensimin për paluajtshmërinë të eksproprijuar në shumën prej 325 mijë e 390 euro.
Sipas vendimit të Themelores, Komuna e Prizrenit ishte obliguar që të bëjë kompensimin e përcaktuar në afatin prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit, nën kërcënim të ekzekutimit të dhunshëm.
Kjo gjykatë duke u bazuar në të dhënat, si dhe në faktet, dhe provat tjera të parashtruara, bazuar edhe në vërejtjet e Gjykatës Supreme në Prishtinë, ka vendosur që propozimin e propozuesve kërkesën e propozuesve Karqe, si ish pronarë ta aprovojë si të bazuar dhe ish pronarët ti kompensojë bashkërisht në shumë të hollave të përgjithshme prej 325 mijë e 390 euro.
Sipas këtij vendimi, në emër të paluajtshmërisë së eksproprijuar, Komuna e Prizrenit shumë të hollave në emër të kompensimit është e obliguar ta paguajë kompensimin si shfrytëzuese e eksproprijimit.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...