Lajme

Fakultetet e mbyllura punësojnë ende staf akademik

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 10 January 2020

Edhe pse po bëhen shtatë muaj qëkur Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka marrë vendim për mosakreditimin e Universitetit të Pejës, të Prizrenit e të Mitrovicës, të njëjtit ende janë duke hapur dyert për rekrutim të stafit akademik.

Kjo gjë sipas njohësve të arsimit nuk paraqet parregullsi. Problemi, sipas tyre, shfaqet në rast të hapjes së konkursit për pranim të studentëve e që bie ndesh me vendimin e KSHC-së, shkruan sot gazeta Zeri.

Edhe pse në muajin korrik të vitit të kaluar Këshilli Shtetëror për Cilësi (KSHC) ka marrë vendim për mosakreditimin e tri universitete publike: Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” dhe Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, të njëjtat janë duke vazhduar të hapin konkurse për rekrutim të stafit akademik.

-Advertisement-

Në këto universitete është duke vazhduar mësimi me studentë që janë regjistruar në vitet akademike paraprake, teksa për vitin akademik 2019 – 2020 nuk është hapur asnjë konkurs për pranim të studentëve.

Përderisa njohësit e arsimit vlerësojnë se hapja e konkurseve për rekrutim të stafit akademik është e rregullt, të njëjtit pohojnë se problem bëhet në rast se pranohen studentë të rinj.

Pas rekomandimeve ndërkombëtare, më 15 korrik të 2019-ës, nga KSHC-ja është vendosur përfundimisht që Universiteti i Pejës, i Mitrovicës e i Prizrenit të mbyllen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera