Fokus

‘Fadil Vokrri’ ngrohet nga ‘Termokos’

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 10 October 2018

Përfaqësuesja e Kosovës nuk do të ketë më problem me të ftohtit.

Kjo pasi stadiumi i Prishtinës, “Fadil Vokrri” do të furnizohet me ngrohje nga ‘Termkos’

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar Afërdita Uka- Fejzullahu, zëdhënëse e Tremokosit.

-Advertisement-

Uka ka thënë se në kyçjet e reja në rrjetin e ngrohjes këtë vit ka hyrë edhe stadiumi i Prishtinës.

“Për këtë sezon ngrohës kyçje të reja në rrjetin e ngrohjes janë mundësuar vetëm për disa institucione: Administratën e QKUK-së, Departamentin për migracion të MPB-së, Agjencioni për mbrojtjen e të dhënave, Stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri”, ndërsa është në proces edhe kyçja e kuzhinës qendrore të çerdheve.”, ka thënë ajo.

Ndryshe stadiumi i kryeqytetit gjatë këtij viti është rinovuar ndërsa në korrik është emëruar ‘Fadil Vokrri’ në nderim të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vokrri ka ndërruar jetë mëngjesin e 9 qershorit të këtij viti në moshën 58 vjeçare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera