Sport

“Fadil Vokrri” arena e pamposhtur

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 23 May 2019

Prishtina dështoi serish ta rrëmbej titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit përfunduan në pozitën e dytë me 75 pikë, 5 me pak se Feronikeli që u shpall kampion.

Megjithatë bardhekaltërit mund të mburren me një sukses, të cilin nuk e ka arritur asnjë skuadër tjetër në Superligë.

-Advertisement-

Prishtina nuk e ka pësuar asnjë humbje si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në 17 ndeshje arriti 14 fitore dhe 3 barazime, duke arkëtuar 45 pikë në shtëpi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera