Lajme

Fadil Nura: Bekim Jashari e refuzoi emblemën e PDK-së, pas 17 tetorit do të jem kryetar

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 10 October 2021

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Skenderajt, Fadil Nuraj, ka thënë se pas datës 17 tetor do të jetë kryetar i ri i komunës.

Ai tha se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 edhe vet ka mbledhur vota për kryetarin e tanishëm, Bekim Jashari.

Jashari përsëri ka kandiduar si kandidat i pavarur, ndërkohë që ndryshimi kësaj radhe është që PDK do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

-Advertisement-

PDK nuk mori fare pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Skenderaj, duke thënë se këtë e ka bërë për hir të respektit ndaj familjes Jashari.

Tutje Nura thotë se Jashari e ka refuzuar emblemën e PDK-së andaj edhe kështu erdhi vendimi për tu futur në garë.

“Në 2017-n edhe vet mblodha vota për Bekim Jasharin. Por komuna e Skenderajt ka stagnuar. Duhet proteksionizëm, e jo diletantizëm”, zbulon Nura, duke treguar mbështetjen që i ishte dhënë Jasharit atë kohë.

“Bekim Jashari e refuzoi emblemën e PDK-së”, shtoi tutje ai.

Tutje Nura thotë se është kandidat i kualifikuar për kryetar të komunës. Ai e thotë me vetëbesim se do të jetë kryetari i ri i kësaj komune.

“Pas 17 tetorit, unë do të jem kryetar i ri”, tha Nura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera