Auto&Tech

Facebook para Kongresit. Zuckerberg do të japë dy herë llogari

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 10 April 2018

Mark Zuckerberg përgatitet për testin e tij më të madh deri tani si shef ekzekutiv i Facebook-ut, pasi përballet jo me një, por me dy seanca dëgjimore në Kongres.

Disa i shohin këto seanca si teatër politik, megjithatë, e vërteta mbetet se asnjëherë më parë nuk ka pasur një qasje kaq të drejtpërdrejtë ndaj këtij njeriu, të mbështjellë në mburojën e rehatshme të ekipit të vet të PR-it dhe zëvendësve të shumtë.

Bashkëthemeluesi i gjigandit të rrjeteve sociale, në mënyrë të pashmangshme do të “kryqëzohet” me pyetje mbi privatësinë e të dhënave, e fokusi do të jetë mbi të gjitha tek skandali i Cambridge Analytica. Pyetje të vështira do të përplasen mbi Zuckerbergun edhe mbi ndërhyrjen në zgjedhje, si dhe të ardhmen e vetë Facebook-ut.

-Advertisement-

Një ditë më parë, ai vetë kërkoi ndjesë për incidentin që çoi në vjedhjen e të dhënave personale të miliona përdoruesve. Në një dëshmi me shkrim drejtuar ligjvënësve amerikanë, ai tha se rrjeti i mediave sociale duhet të kishte bërë më shumë për të mos lejuar keqpërdorimin e informacionit.

Pas problemeve të shumta rreth asaj se si kompania e trajton informacionin personal dhe për faktin që lejon potencialisht përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rreme, amerikanët po e humbasin me shpejtësi besimin te Facebook-u.

Italia ndërkohë i kërkon dëmshpërblim, me argumentin se profilet italiane të përdorura nga Cambridge Analytica kanë përfunduar edhe në shënjestrën e mesazheve mbi racizmin dhe emigrantët.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy