Auto&Tech

Facebook kap 1/3 e botës

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 30 January 2020

Bota gjithsej ka 7.78 miliardë banorë.

E prej këtyre, padyshim që viteve të fundit, jetën ua ka ndryshuar një platformë në internet, e quajtur Facebook, shkruan gazeta inFokus.

Rritja e përdorimit të këtij rrjeti social po bëhet me të madhe sidomos viteve të fundit.

-Advertisement-

Madje tash programi i krijuar nga Mark Zuckerberg ka arritur plot 2.5 miliardë përdorues.

E tremujorin e fundit të vitit 2019, rregullisht rrjetin social në fjalë e përdorën çdo ditë 1.66 miliardë qytetarë, shkruan gazeta inFokus.

Bashkë me aplikacione tjera, sikur WhatsApp e Instagram, korporata gjigante ka rreth 2.89 miliardë përdorues çdo muaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera