Sport

Fabregas-Milan, ky është lajmi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 10 December 2018

Kalimi i mundshëm i Cesc Fabregas në AC Milan po afrohet ditë e më shumë, pasi drejtori sportiv i klubit Leonardo pranoi se ata ishin të interesuar për mesfushorin, raporton Sky Italia.

“Ne po studiojmë mundësitë [lidhur me Fabregasin]. Ne po i vlerësojmë kushtet,” tha Leonardo.

Fabregas ka parë kohën e tij në Chelsea të kufizuar që nga ardhja e Maurizio Sarri, duke bërë vetëm katër paraqitje të Premierligës deri tani këtë sezon. /GazetainFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera