F1, synohet gara e tretë në Amerikën Latine
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 16 August 2017
Cirkuiti automobilistik i Buenos Airesit ka pritur plot 20 gara emocionuese të Formulës 1, por pas një shkëputjeje prej thuajse dy dekadash, drejtuesit e kampionatit spektakolar mund ta rikthejnë sërish në axhendë.
Ndalesa argjentinase e garave ka qenë që prej vitit 1953 deri në 1998-n, por mund të jetë pjesë e kalendarit ndoshta sërish pas dy vitesh.
Drejtori i garave të Formulës 1, Charlie Whiting kompletoi një inspektim informal të kryeqendrës në Amerikën Latine, për të vlerësuar kapacitetet dhe gjendjen aktuale të pistës dhe ndërtesave përreth.
Sipas medieve argjentinase, delegacioni u shpreh i kënaqur me gjendjen aktuale, duke lënë të kuptohet se mund të ketë një garë të Formulës 1 në vitet e ardhshme.
“Liberty Media”, që zotëron të drejtat komerciale të Formulës 1, ka nënvizuar gjithmonë se është në favor të një kalendari me më shumë se 21 gara sezonale. Kjo ka ngjallur interesin e shumë vendeve për të pritur një ndalesë të F1-shit, mes të cilave edhe Portugalia e Turqia.
Por Argjentina po bën hapa konkretë dhe, nëse finalizohet, kjo do të jetë ndalesa e tretë e Botërorit në Amerikën Latine, pas Brazilit dhe Meksikës.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...