Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete
Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 23 June 2026
Ministria e Shëndetësisë në Itali ka shpallur alarm të kuq për valën e të nxehtit në 15 qytete, përfshirë Romën dhe Milanon, ndërsa të mërkurën numri i qyteteve të prekura pritet të rritet në 16. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të konsumojnë ushqim të lehtë, të qëndrojnë brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të freskohen me ujë të ftohtë, për të shmangur rreziqet shëndetësore.
Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar është lëshuar gjithashtu një paralajmërim i kuq për shëndetin në gjashtë rajone të Anglisë, që do të zgjasë nga e mërkura deri të enjten. Paralajmërimi përfshin West Midlands, East Midlands, South East, South West, Londrën dhe East of England
Autoritetet britanike paralajmërojnë se kjo situatë paraqet “rrezik për jetën edhe për popullatën e shëndetshme”, me ndikime të mundshme edhe në transport, furnizimin me ushqim, ujë dhe energji, si dhe në funksionimin e bizneseve.
Sipas parashikimeve, temperaturat në disa pjesë të Anglisë dhe Uellsit pritet të arrijnë nga 38 deri në 40 gradë Celsius, ndërsa meteorologët kanë lëshuar një paralajmërim të rrallë të kuq për një zonë të gjerë që përfshin nga Londra deri në Swansea dhe nga Somerset deri në Birmingham.
Paralajmërimet vijnë në një kohë kur një studim i publikuar në revistën “Nature Climate Change” tregon se ekspozimi global ndaj stresit të rrezikshëm nga nxehtësia është rritur ndjeshëm gjatë 50 viteve të fundit, i nxitur nga ndryshimet klimatike. Sipas studimit, përqindja e popullsisë botërore që përjeton të paktën një ditë me nxehtësi ekstreme është rritur nga 16% në vitet 1970 në 22% në ditët e sotme.
Ekspertët theksojnë se “stresi nga nxehtësia” – i shkaktuar nga temperaturat e larta dhe lagështia – është një nga shkaqet më të shpeshta të vdekjeve të lidhura me motin në mbarë botën.

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...
































