Sport

Europa League/ Sonte Kukësi përballë Wolfsburg

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 17 September 2020

Shorti i rezervoi Kukësit një kundërshtar të vështirë në Europa Ligë, por edhe pse me diferenca të mëdha në kualitete dhe në financa, skuadra shqiptare nuk do dorëzohet pa luftuar. Ujqërit prekën stadiumin Air Albania ku do të luajnë ndaj ekipit të Skënder Gegës mbrëmjen e së enjtes, dhe gjermanët kanë rikuperuar lojtarë me vlerë.

“Zherom Rusijon është këtu dhe në gjendje optimale. Sigurisht ai nuk është stërvitur një javë por do të luajë pasi është rikuperuar”- tha Oliver Glasner, trajneri i Wolfsburg.

Ndaj Kukësit do të mungojnë ndërkohë për probleme me gjurin, Uilliam dhe Kevin Mbabu, Marin Pongračić me temperaturë dhe Bruks i pezulluar. Në kampin e shqiptarëve trajneri Gega insistoi për të luajtur shanset që kanë.

-Advertisement-

Kukësi do të luajë ndaj Wolfsburgut sot në orën 20:00 në stadiumin Air Albania në një ndeshje direkte që vendos kualifikimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera