Eurodeputeti kroat: Serbia po i shpërblen shtetasit e vendeve që nuk e njohin Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 19 October 2022
Deputeti i Parlamentit Evropian, kroati Karlo Ressler kritikoi ashpër Serbinë për regjimin e vizave në seancën plenare në Strasburg, i cili po shkakton një rritje dramatike të migrantëve të paligjshëm në të ashtuquajturën rrugë ballkanike nga vendet nga të cilat nuk kishte më parë, si Burundi, India dhe Kuba.Lufta në Ukrainë shkaktoi lëvizjen më të madhe të personave të zhvendosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në një kohë pasigurie të thellë për të gjithë kontinentin, po dëshmohet gjithashtu një rritje dramatike e kalimeve të paligjshme kufitare në të ashtuquajturën Rruga e Ballkanit Perëndimor – me mbi njëqind mijë emigrantë të paligjshëm këtë vit.
Siç raporton mediumi kroat “Direktno”, njëzet mijë kalime të paligjshme janë regjistruar vetëm në muajin shtator, që është dy herë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Eurodeputeti Ressler mori pjesë në debatin plenar të Parlamentit Evropian në lidhje me ndikimin e pushtimit ushtarak rus të Ukrainës në flukset migratore drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se situata është e keqe dhe rrezikon të bëhet jashtëzakonisht malinje, kryesisht për shkak të veprimeve të Serbisë.
“Me keqpërdorimin e paskrupullt të regjimit të vizave, Serbia shpërblen shtetet që nuk e njohin Kosovën dhe në këtë mënyrë u mundëson migrantëve nga vendet nga të cilat nuk ka pasur fluks të konsiderueshëm migrimi të shfaqen në kufijtë evropianë posa të bie terri. Krijimi i presionit migrator në kufijtë kombëtarë dhe evropianë hap edhe një herë një çështje themelore – çështjen e orientimit civilizues të Serbisë. Në këtë krizë e cila po zbulohet, ajo [Serbia / shën.red] duket më pak evropiane”, tha Ressler në një fjalim në seancën plenare.“Nëse vazhdohet kështu, çmimin më të madh për këtë politikë të pasinqertë dhe anti-evropiane të qeverisë do ta paguajnë fatkeqësisht qytetarët e Serbisë. Në Evropë nuk mund të mbyllet syri ndaj asnjë forme të rolit të shtetit në krijimin artificial të migracionit. Sidomos kur bëhet fjalë për një regjim që edhe sot e gjen modelin e tij në Rusi dhe te marrëdhëniet e privilegjuara politike dhe energjetike me Moskën”, përfundoi përfaqësuesi kroat i Parlamentit Evropian, Karlo Ressler.
Ditë më parë, komisionarja për Punë të Brendshme e bllokut evropian, Ylva Johanson, tha se nuk përjashtohet mundësia që Bashkimi Evropian të pezullojë liberalizimin e vizave për Serbinë.
Të tjera
-
Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë
Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC pë...
-
Presidentja Osmani ka ftesë mirëpo nuk shkon në inaugurimin e Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë ...
-
Besnik Tahiri: Me AAK-në rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë s...
-
Deputeti Ferat Shala vazhdon takimet me qytetarë gjithandej Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, po vazhdon vizitat e ...
-
Bedri Hamza: Obiliqi është zemra energjetike e Kosovës, ky qytet meriton ma mirë
“Zemra energjetike e Kosovës”. Këtë cilësim ia ka dhënë qytetit të Obiliqit, ...
-
Mërgim Lushtaku: PDK e vetmja parti që e ka vërtetuar që realizon projekte konkrete
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Mërgim Lushtaku, ka r...
-
Rama nxit emigrantët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxitur emigrantët që të kthehen dhe t...
-
Kandidati i PDK-së për deputet, Shahin Dervishaj realizon një takim të veçantë, pranon si dhuratë një libër
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Mbi 200 ushtarë italianë vijnë në Kosovë, KFOR thotë se janë të gatshëm të ofrojnë siguri edhe gjatë zgjedhjeve
KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se misioni do të përfor...
-
Ramush Haradinaj në Deçan premton 500 milionë euro për bizneset e reja
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një tubim në qytetin e Deçanit, k...
-
“Do të jeni gjithmonë top-prioriteti im, e për këtë iu jap fjalën”, Jeta Rafuna thotë se mbrëmë u dëshmua se në Dukagjin ka veç LDK
Kandidatja për deputete me numër 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Ra...
-
Në Ranillug parandalohet një rast i kontrabandës me mallra
Njësia e Task-Forcës-Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia), ka gjetur dhe sek...