Lajme

Kandidatët e LDK-së Xhafer Gashi e Linda Bekteshi në takime me banorët e Shkabajt, Sibocit e Sllatinës: Falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkrahjen e tyre të vazhdueshme

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 18 January 2025

Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 11, Xhafer Gashi, ka bërë takime mbrëmë me banorët e fshatit Shkabaj, Sibocit e Sllatinës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se së bashkume kandidaten tjetër për deputete me numër 66 nga Lishja Demokratike e Kosovës, zhvilluan takime të ngrohta dhe frymëzuese me qytetarët.

“Takime me banorët e Shkabaj, Sibocit dhe Sllatinës. Gjatë ditës së sotme, së bashku me kandidaten për deputete, znj. Linda Bekteshi  zhvilluam takime të ngrohta dhe frymëzuese me banorët e Sibocit dhe Shkabajt, ndërsa ditën e përmbyllëm në Sllatinë. Gjatë këtyre takimeve, ndamë ide dhe vizione për të ardhmen e Kosovës, duke dëgjuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve. Me kënaqësi nga qytetarët morëm mbështetjen e njëzëshme për ndryshimin e domosdoshëm që vendi ynë ka nevojë. Falënderoj banorët e Sibocit, Shkabaj dhe Sllatinës për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkrahjen e tyre të vazhdueshme për #Ndryshimin”, ka shkruar Gashi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera