Eurodeputeti gjerman: Borrell po e përkëdhel Serbinë dhe po sanksionon Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
23:01 | 11 August 2023
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, lidhur me masat ndaj Kosovës, duke e akuzuar shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrel, për qasje të njëanshme dhe të padrejt në raport me Kosovën.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar eurodeputeti gjerman duke akuzuar përfaqësuesin e BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, për qasje të njëanshme.
“Çfarëdo marrëzie që shqipton zëdhënësi i Bashkimit Evropian, ai është zëri i zotërisë së tij dhe Josep Borrell duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai ‘përkëdhel’, dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Butikofer, në platformën X (ish Twitter), transmeton Telegrafi.
Eurodeputeti gjerman kishte reaguar edhe kur ishin paralajmëruar masat sanksionuese të BE-së ndaj Kosovës.
Ai kishte hedhur dyshime në kredibilitetin e përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në misionin e ndërmjetësimit në dialogun Kosovë-Serbi.
“Një konkluzion nga tema që shtjelluat, a do të ishte më mirë sikur të ishte një të dërguar special më kredibil”, kishte thënë përmes një postimi në Twitter, duke e etiketuar emrin e përfaqësuesit Borrell.
Ndaj deklaratës së Stanos dje ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.
Muja tha se respektimi i ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sovranitetit, nuk qenka sjellje evropiane e si e tillë qenka ndëshkuar nga BE.
“Më lejoni të listoj një varg sjelljesh “evropiane” të Serbisë, të cilat kanë kaluar pa ndëshkim nga ana e BE-së”, ka thënë ai.
Më tej ka bërë një kronologji të situatës duke listuar siç thotë ai “sjelljet e BE-së ndaj Serbisë që mbaruan pa ndëshkim”, duke i reaguar në këtë mënyrë BE-së.

Të tjera
-
Deputeti i PDK’së paralajmëron një veprim drastik nëse dështon seanca edhe sot
Deptueti i PDK’së, Nait Hasani ka thënë se vazhdimi i pamasë i seancës konsti...
-
Murati: Deputetët e opozitës po e shkelin Kushtetutën – 21 herë nuk morën pjesë në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, para fillimit të seancës ko...
-
Moskonstituimi i Kuvendit, Zemaj: Përgjegjësia morale dhe politike bie mbi LVV-në
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur para nisjes së seancës së 30-të për ...
-
“Pa lirimin e tyre, nuk ka festë në Prishtinë” – Në 26-vjetorin e Çlirimit, qytetari kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, një qytetar ka shprehur pakënaqësinë dh...
-
Arben Gashi: S’ka sinjale për ndonjë ndryshim, por ka ardhë koha me gjet zgjidhjen
Arben Gashi nga LDK para nisjes së seancës ka thënë se nuk ka sinjale për ndo...
-
Arrestohen dy kosovarë në Shëngjin, u kapën duke shitur dro*gë – një tjetër shpallet në kërkim
Policia e Shtetit në Shqipëri ka realizuar një operacion të koduar “Kamuflimi...
-
Bizneset protestojnë sot, kërkojnë shtyrjen për një vit të vendimit për tregun e lirë të energjisë
Organizatat e bizneseve për ditën e sotme kanë paralajmëruar protestë kundër ...
-
Arrestohet hajni që vodhi 350 euro nga një lokal në Prishtinë
Është arrestuar i dyshuari i cili më 4 maj me përdorim force kishte depërtuar...
-
Musk i bie pishman për disa postime lidhur me Trumpin
Miliarderi Elon Musk tha të mërkurën se pendohet për disa nga postimet që bër...
-
Vde*s regjisori shqiptar Leka Bungo
Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenarist...
-
Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë
Turizimi në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit prill të këtij ...
-
Tre të arrestuar për mashtrim në Fushë Kosovë, ua morën 10 grave 45 mijë euro
Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit në bashkëveprim...