Sot seanca e radhës në rastin “Banjska”, dëshmojë dy policët tjerë kosovarë që mbetën të lënduar në sulm

Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 11 June 2025
Të akuzuarit për rastin “Banjska”, sot do të dalin sërish para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Në seancën e 9 prillit, tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.
Ndërkohë kanë dëshmuar edhe dy policë kosovarë, Alban Rashiti i cili mbeti i plagosur nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, si edhe zyrtari policor, Çlirim Shaqiri i cili kishte pësuar lëndime atë kohë.
Në seancën e sotme, pritet të dëshmojnë dy të lënduarit e tjerë Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.
Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.
Kurse, kreu i këtij grupit terrorist të strukturuar, Milan Radoiçiq ngarkohet se nga viti 2017 e deri më 24 shtator 2023 ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë, e këto para i ka konvertuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, ku një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar dhe tek personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.
45 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarja e parave”.
Muajin e kaluar, Gjykata Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtare për 42 të akuzuarit për rastin “Banjska”, që janë në arrati.
Letër rreshtimet janë lëshuar për për sigurimin e prezencës së këtyre të pandehurve në procedurë, “andaj pritet ndalimi dhe ekstradimi i tyre, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale ndaj tyre”.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ndaj dyzet e dy (42) të pandehurve të tjerë, të cilët janë akuzuar me Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së këtyre të pandehurve në procedurë, andaj pritet ndalimi dhe ekstradimi i tyre, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale ndaj tyre”, ishte bërë e ditur në njoftim.

Të tjera
-
Inspektorati në veri të Mitrovicës has në mallra të skaduara në markete, i largojnë nga tregu
Inspektorati në Mitrovicën e veriut gjatë ditës së shtunë ka ndërmarrë vepri...
-
Gjykata: Ivanoviq u vr*a se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb
Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiqin për vrasjen e ish-pol...
-
Prokurori Special: Shumë shpejt përfundon hetimi mbi dëbimin e popullsisë civile nga Kosova
Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë që ata shumë shpejt do të vijnë me r...
-
Çitaku uron Krasniqin pasi u rizgjodh kryetar i PDK-së: Na priftë e mbara
Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar Memli Krasn...
-
Gjoshi: Do ta rrisim numrin e komunave të fituara – nga e hëna miratohen kandidaturat
Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se pjesë e deklaratës së ko...
-
“Nga zemra e qytetit te fusha e blertë – Bizneset e Klinës bashkohen për të ndihmuar KF Dukagjinin
Në qytetin e Klinës po zhvillohet një mobilizim i madh në përkrahje të klubit...
-
Hakerët nxjerrin mbi 16 miliardë të dhëna personale në Google, Facebook e Apple, alarmojnë eskpertët: Ndryshoni passwordin
Një nga shkeljet më të mëdha të të dhënave personale ka dalë në dritë, pasi s...
-
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës Sërpska, konstaton Themelorja
Gjykata e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit...
-
I frikësuar se mund të vri*tet, udhëheqësi suprem i Iranit bën një lëvizje të pazakontë
I frikësuar se mund të vritet, udhëheqësi suprem i Iranit flet kryesisht me k...
-
Kurti e nisi me “kismet për dy-tri vjet” rrugën Prizren-Tetovë në vitin 2021, sot konfirmon se Maqedonia ende s’ka nisur punën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se dje ka pritur në kry...
-
Pas rikonfirmimit të Memli Krasniqit në krye të PDK-së, reagojnë prindërit e tij
Memli Krasniqi është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Partisë Demokrat...
-
Astrit Gashi: Skandali i energjisë sot më i rëndë se rasti Jo Trutschler i 2002-së
Analisti politik Astrit Gashi ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen aktuale në...