Lajme

Estonia, Çekia e Sllovenia i japin mbështetje Kosovës në rrugën drejt BE-së

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 20 February 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar letra urimi nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, nga kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala dhe nga ai i Sllovenisë, Robert Golob.

Në mes tjerash, kryeministrja e Estonisë, Kallas, u shpreh veçanërisht e lumtur për takimin e nëntorit të vitit të kaluar në Talinn, për të cilin ajo tha se ka qenë mundësi e mirë për të riafirmuar mbështetjen e Estonisë për integrimin e Kosovës në BE, duke përfshirë liberalizimin e vizave.

“Dëshiroj gjithashtu t’ju siguroj se Estonia mbetet një mbështetëse e vendosur e aspiratave evropiane të Republikës së Kosovës. Ju urojmë suksese në rrugën tuaj drejt familjes sonë në BE”, thuhet në letrën e kryeministres Kallas drejtuar kryeministrit të vendit, Kurti.

-Advertisement-

Ndërkaq, kryeministri çek, Fiala, në letrën e tij ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për Kosovën në përpjekjet e saj drejt integrimit në BE.

“Do të doja të përfitoj nga ky rast për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për përpjekjet tuaja për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm dhe të begatë dhe për të bërë përparim në rrugën e tij drejt integrimit në BE. Me kënaqësi pres të punoj me ju për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar ndër tjera i pari i qeverisë çeke, RTK.Marrëdhëniet mes dy vendeve i ka cilësuar në një nivel të lartë edhe kryeministri slloven, Golob. Ai ka thënë se kjo gjë që është një pikënisje e mirë për bashkëpunimin e dy vendeve në të ardhmen.

“Sllovenia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të reformave, forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit rajonal”, thuhet në letrën e kryeministrit slloven, Rober Golob.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera