Lajme

Eskavatorët dhe kamionët e KRU ‘Hidrodrini’ në mbështetje të komunave të prekura

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 19 January 2023

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ me një komunikatë të radhës, të përditësuar gjatë orëve të mbrëmjes, njofton se pas pranimit të informatave nga terreni, pasojë e rreshjeve atmosferike që po vazhdojnë këto dy ditë, janë paraqitur turbullira në tre prej burimeve të ujit, që janë nën kompetencën e zonës së mbulueshmërisë të kësaj kompanie.

Burimi i Drinit të Bardhë (Radavc) Pejë dhe Burimi i CDF-së Deçan.Turbullira vazhdojnë të paraqiten në burimin e Drinit të Bardhë (Radavc), i cili furnizon pjesën veri-lindore të qytetit dhe fshatrave të Pejës, që nga Rrokaqielli.

Konsumatorët e kësaj pjese apelohen që ujin për pije ta konsumojnë vetëm të vluar.Poashtu nga mbrëmja turbullira janë paraqitur edhe në Burimin e CDF-së – Njësia Operative Deçan.

-Advertisement-

Konsumatorët e këtij burimi që mbulon fshatrat Dubovik, Prapaqan, Papiq dhe Krushec kanë mbetur pa ujë, meqë ekipet e terrenit janë detyruar të ndërprerjnë furnizimin për shkaqe sigurie dhe operacionale deri në sanim të situatës.Përpos angazhimeve dy ditore dhe ngritjen e shkallës së gatishmërisë së kësaj kompanie, bëhet e ditur se në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë, krahas angazhimeve dhe detyrave në ujësjellës dhe kanalizim, kjo kompani kanë vënë në dispozicion të komunave të zonës së saj të mbulueshmërisë, mjetet e rënda të punës, eskavatorë, kamionë dhe pompa në shërbim të uljes së rrezikut të përgjithshëm dhe shpëtimin e qytetarëve.

“Në zbatim dhe koodrdinim të kërkesave të Ministrisë së Ekonomisë, gjegjësisht zv/Ministri Getoar Mjeku dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani, të gjitha Njësitë Operative të zonës së mbulueshmërisë krahas angazhimeve dhe detyrave në ujësjellës dhe kanalizim, kanë vënë në dispozicion të komunave mjetet e rënda të punës, eskavatorë, kamionë dhe pompa në shërbim të uljes së rrezikut të përgjithshëm dhe shpëtimin e qytetarëve.”

Komunikata e plotë:

Rreshjet në dukagjin – Informatë shtesë e mbrëmjesEkipet e terrenit të KRU ‘Hidrodrini’, në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik vazhdojnë të përcjellin nga afër situatën e krijuar dhe gjendjen e burimeve, pasojë e rreshjeve të pandërprera që po vazhdojnë.Në të gjitha burimet ka klorinim të nevojshëm dhe vëzhgim të gjendjes, pandërprerë.Siç është raportuar edhe më herët;PEJA:Turbullira vazhdojnë të paraqiten në burimin e Drinit të Bardhë (Radavc), i cili furnizon pjesën veri-lindore të qytetit dhe fshatrave të Pejës, që nga Rrokaqielli. Konsumatorët e kësaj pjese apelohen që ujin për pije ta konsumojnë vetëm të vluar.DEÇANI:Nga mbrëmja turbullira janë paraqitur edhe në Burimin e CDF-së – Njësia Operative Deçan. Konsumatorët e këtij burimi që mbulon fshatrat Dubovik, Prapaqan, Papiq dhe Krushec kanë mbetur pa ujë, meqë ekipet e terrenit janë detyruar të ndërprerjnë furnizimin për shkaqe sigurie dhe operacionale deri në sanim të situatës.KLINA:Turbullira dhe Ndërprerje të Energjisë në Burimin e Garabilit-Klinë, i cili furnizon, fshatrat Sferkë, Volljakë, Dush dhe Qupevë e naltë. Furnizimi është ndërprerë për shkaqe sigurie dhe operacionale deri në sanim të situatës.Në përditësimin e mbrëmjes, (të orës 19:30), konstatohet se situata mbetet nën kontroll, mirëpo bëhet thirrje sërish, që të gjithë konsumatorët të cilët vërejnë turbullira të ujit, mos ta konsumojnë për pije pa e vluar.Gjatë këtyre orëve, ekipet e kompanisë kanë kryer dhjetëra intervenime në lirimin e pusetave dhe kanalizimeve nëpër zonat e prekura që janë nën kompetencën e kompanisë.Në zbatim dhe koodrdinim të kërkesave të Ministrisë së Ekonomisë, gjegjësisht zv/Ministri Getoar Mjeku dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ‘Hidrodrini’, ing. Agron Tigani, të gjitha Njësitë Operative të zonës së mbulueshmërisë krahas angazhimeve dhe detyrave në ujësjellës dhe kanalizim, kanë vënë në dispozicion të komunave mjetet e rënda të punës, eskavatorë, kamionë dhe pompa në shërbim të uljes së rrezikut të përgjithshëm dhe shpëtimin e qytetarëve.

Sipas IHMK-së rreshjet pritet të vazhdojnë andaj edhe masat tona të gatishmërisë mbeten në fuqi”.-njofton Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera