Eskalon situata në protestën për rrugën Prishtinë – Pejë, policia arreston disa protestues
Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 22 April 2024
Edhe të hënën qytetarët e tre fshatrave në Klinë me moton ‘qeveri mos na mbyll bizneset”, kanë protesuar kundër devijimit të rrugës Prishtinë – Pejë.
Për shkak të eskalimit të situatës në protestë policia e Kosovës ka arrestuar disa protestues.
Së shpejti Infokusi ju sjell pamje dhe detajet e fundit prej vendit të ngjarjes.
Në pritje të përditësohet…
PAMJE: 3 të arrestuar dhe 4 të lënduar në protestën kundër dvijimit të rrugës Prishtinë – Pejë
Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Infokus se kanë arrestuar 3 persona në protestën në fshatin Gjorgjevik i madh, pasi kanë penguar punimet për rrugën Prishtinë – Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Infokus se në protestë kanë qenë diku afër 25 qytetarë dhe tre janë arrestuar pasi kanë qëndruar përballë makinerive duke i bllokuar punën, punëtorëve.
“Sot rreth orës 09:40 janë arrestuar tre persona pasi kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë – pejë duke qëndruar përballë makinerive. Në këtë protestë janë mbledhur diku rreth 25 persona të cilët kanë penguar procesin e punës”, ka thënë Rugova.
Derisa një protestues (emër i njohur për redaksinë), ka thënë se 4 persona janë lënduar gjatë kësaj proteste dhe përballjes me policinë.
Ai ka thënë se është e vërtet se kanë provuar ti bllokojnë punimet dhe kanë hasur në rezistencë nga policia e Kosovës, të cilët sipas tij kanë thirrur përforcime edhe nga stacioni qendror i Policisë në Pejë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e tre fshatrave janë duke protestuar për mos devijimin e kësaj rruge duke i kërkuar qeverisë që të mos ua mbyll bizneset./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...