“Eskalimi i situatës së sigurisë do të largonte mundësinë e zgjedhjeve”
Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 08 May 2017
Vija kufitare me Malin e Zi, ka qenë arsyeja që në shumë raste protestat nuk kanë munguar në vend. Kundërshtimin opozitar që gjeti kjo çështje ka vazhduar për një kohë të gjatë e vazhdon të jetë i njëjtë edhe sot.
Paralajmërimi i kryeministri Isa Mustafa për vënie në Kuvendin e Kosovës të demarkacionit me Malin e Zi u bë menjëherë pas kërkesës së deputetëve për mbajtje të seancës për Mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, e paralajmëruar për ditën e mërkurë.
E gjithë këto çështje do të mund të sillnin edhe kundërshtime në vend, të paraqitura përmes formave protestuese siç ka ndodhur në shumë raste më parë.
Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë duke komentuar gjendjen e sigurisë në vend përgjatë shqyrtimit të këtyre dy çështjeve ka thënë për Indeksonline se demarkacioni dhe Mocioni për Mosbesim të Qeverisë duhet të shihen si çështje të ndara dhe jo ndikuese ndaj njëra-tjetrës.
Sipas tij në veçanti, në aspektin e tensionimit dhe rëndimit të sigurisë në vend, këto dy çështje duhet të trajtohen si të veçuara.
“Sigurisht se ndërlidhja e këtyre nuk është korrekte dhe nuk ndihmon në ruajtjen e stabilitetit të vendit. Unë mendoj se eskalimi i situatës së sigurisë do të largonte mundësinë e zgjedhjeve. Nëse demarkacioni procedohet të martën dhe disa deputetë opozitarë mund të artestohen, atëherë ngushtohen mundësia për 61 vota pro në seancën e të mërkurës”, ka thënë Ramadani.
Sipas tij derisa Mocioni për mosbesim nuk mund të shtyhet, kundërshtimi politik duhet të jetë racional dhe të mos ndërlidhet me tensionim të sigurisë./Indeksonline/
Të tjera
-
Kurti: Qëndresa e Adem Jasharit me familje na e kujton çmimin e lirisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 28 Nëntorit ka folur për pro...
-
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për emigracionin
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se ka arritur të ndalë imig...
-
Ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 69 vjet...
-
Haradinaj: UÇK-ja doli në publik më 27 nëntor, jo më 28
28 nëntori u shndërrua si dita që u shënua edhe dalja e parë publike e Ushtri...
-
28 Nëntori, Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen
Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall ...
-
Zbulohet kush nga të zgjedhurit për administratën e Donald Trump u kërcënua me bombë
Kërcënimet me bombë për disa nga të emëruarit e kabinetit të presidentit të z...
-
Si arriti të fitonte ‘influencuesi i Tiktok’? Rumania hetime për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje
Agjencia më e lartë e sigurisë e Rumanisë tha të enjten se po heton ndërhyrje...
-
28 Nëntor, Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Shqipëria sot feston 112– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 19...
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Ukrainës të mobilizojë më shumë ushtarë për...
-
Raportohet se Serbia jep banesa për serbët në Zubin Potok, përfituan anëtarë të “Mbrojtjes Civile” e të përfshirë në sulmet në veri
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka filluar shpërndarjen e çelësave të apar...
-
Deda: Qeveria i ka shkelë shumicën e premtimeve me të cilat erdhi në pushtet
Opinionisti politik Ilir Deda ka potencuar se Bashkimi Evripian ka kërkuar që...
-
Kështu u dekorua Prishtina për 28 nëntor
Sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamuj kuq e zi për nder të festës së 2...