Lajme

Kurti: Qëndresa e Adem Jasharit me familje na e kujton çmimin e lirisë

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 28 November 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e 28 Nëntorit ka folur për projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai ka thënë se në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ‘ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot”,

Kurti në një postim në Facebook, nuk do të kursehet asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari.

“Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari. Gëzuar 28 Nëntori!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera