Është në kërkim nga Policia e Kosovës, i riu lajmërohet nga arratia
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 07 December 2022
Isak Sfeqla, personi i shumë kërkuar nga Policia e Kosovës është lajmëruar nga arratia. Përmes një bisede telefonike Sfeqla deklaroi se publikimi i fotografisë së tij si person i arratisur ia ka shkatërruar jetën pasi që ai pretendon se e ka kryer dënimin. 34-vjeçari është shpallur në kërkim që më shumë se dy javë nga Policia Rajonale në Gjilan, pasi ka arritur të ikë nga vetura e Policisë derisa po dërgohej në Qendrën e Paraburgimit.
I arratisuri Isak Sfeqla ka kontaktuar Gazetën Insajderi për të rrëfyer pafajësinë e tij. Ai pretendon se i gjithë rasti i është montuar dhe nuk është arratisur nga policia.
Në një bisedë telefonike, Sfeqla akuzon policinë që kanë “maru filma” duke ia publikuar fotografinë e tij.
Ai deklaron se ndodhet jashtë Kosovës por nuk tregon detaje se ku saktësisht.
“Kam maru filma gjaja sikur unë jam arratisur. Ata krejt për tjetër sen o vlëla. Unë jam jashtë vendit. Kërkoj nga ju me ditë arsyen pse ma kanë qit foton. Ma kanë prish jetën, jam njeri familjar. Duhet me fol përmes juve me i nal këto sene. Për kurgjo hiç ma kanë qit fotot aty. S’po di çka janë këta njerëz a janë të trent. Gjinja po vrahen e çka s’po bonjë e mu për kurgjo hiç“, tha ai.
Policia thotë se është arratisur nga vetura e Policisë derisa po dërgohej në Qendrën e Paraburgimit, por ndryshe deklaron Sfeqla.
Ai thorë se e gjithë ngjarja ka qenë për një fjalosje me dy policë për një flet arrest.
“Për një fjalosje me dy polic gjatë arrestimit tim që e kisha pas një flet arrest. Me kanë paditë e me kanë qit në gjyq. Unë kam pas me shku po ma kanë qit tani foton”, u shpreh ai.
Si thotë se e ka ‘larë’ dënimin me burg duke thënë “zero, zero jam”.
“Unë kam qenë në burg e kam la krejt zero zero jam. Unë s’jam tu I ik as ligjit as shtetit. Ma kanë prish jetën”, tha ai.
Kush është Isak Sfeqla dhe për çfarë rasti dyshohet?
34-vjeçari që është shpallur në kërkim pasi ishte kapur më 22 nëntor në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, pasi ishte në listën e personave të kërkuar për një rast të mëhershëm. Ai u ndalua derisa një njësi policore po patrullonte në atë pjesë, me ç’rast pas verifikimit rezultoi se ndaj tij kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Por gjatë arrestimit, 34-vjeçari dyshohet se kishte kërcënuar zyrtarët policorë, duke u thënë se do e shohin kush është ai në momentin që do të dalë nga burgu. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit kishtenxjerrë aktvendim atë ditë që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe më pas është bërë kërkesë për paraburgim.
Por pasi masa e sigurisë i ishte caktuar nga Gjykata, zyrtarët policorë nuk arritën ta dërgonin në qendrën e paraburgimit, pasi iu iku para syve të tyre. Kështu, i dyshuari ishte në duart e Policisë vetëm për dy ditë pasi ka arritur të zhduket sërish, duke shijuar lirinë në arrati.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON NË KËRKIM
NGA POLICIA E KOSOVËS
SFEQLA ( ISUF) ISAK
D.l.23.07.1988. NP 1173218911
KATEGORIA E VEPRES PENALE
“Arratisje e personit te privuar nga liria”
Adresa: Rr. ”Haxhi Zeka”, nr 85, MATI I Prishtinë
Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policies në Gjilan, Stacioni Policor Novobërdë, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar në bazë te Autorizimit të Prokuroriesë themelore në Gjilan me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarit leshon këtë kërkesë për bashkpunim me qytetaret dhe me mediat.
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Arratisje e personi të privuar nga liria’’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Novobërdë kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Të tjera
-
Bedri Hamza në Lipjan: Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka theksuar një atmosferë t...
-
Takimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Pejë nisi me një minut heshtje për tragjedinë në Jabllanicë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se takimin e sotëm me shtabin ...
-
Haradinaj mban takim në Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Muharremi tallet keq me ‘premtimin’ e Kurtit: Ekonomi Magjike: Si të bësh pagën 1,200€ pa e ditë as vet
Analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar pas një deklarate premtimi elektoral q...
-
Limaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Nuk bëhet pyetja pse na nuk ‘guxojmë’ me pi kafe në Serbi, por pse ju shkoni kaq lehtë e pse hasmi ju do kaq shumë
Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj i pyetur se pse partia në pu...
-
Të martën mbledhje komemorative për epidemiologun, Isuf Dedushaj
Të martën do të mbahet mbledhje komemorative për epidemiologun e parë shqipta...
-
Gërvalla nuk ka të ndalur, ‘sụlmon’ Thaçin e Mustafën, s’e lë anash sërish as Haradinajn
Zëvendësja e kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla Schwarz, ka vazhduar ...
-
Hysen Çekaj – Djali i Heroit të UÇK-së, kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit
Hysen Çekaj, i biri i heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare t...
-
Kurti shpreh ngushëllime: Vdekja e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë t...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Institu...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën Kryeministër edhe bizneset munden ma mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publiku...