Fokus

“Është lëndim me thịkë”, drejtori i Torakales jep detaje për gjendjen e fëmijës që u plạgos në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 07 August 2024

Në ngjarjen e rëndë që ndodhi në fshatin Zllakuqan të Lipjanit ka mbetur i palgosur edhe një fëmijë.

Ai fillimisht është trajtuar në Klinikën e Emergjencës ndërsa tashmë kanë filluar procedurat për vazhdimin e trajtimit të tij në Klinikën Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë derisa në një prononcim për Gazetën Infokus, drejtori i Klinikës së Torakales, Nazmi Kolgeci ka thënë se lëndimi është bërë nga therja me thikë.

-Advertisement-

“Është një 16 ose 17 vjeçar por ende s’është shtri në Klinikë tek ne vetëm është bërë kërkesa për vazhdim të trajtimit. Është bërë drenazha është një pneumatoraks i anës së majtë. Në bazë të kësaj po supozojmë se lëndimi është me thikë. Klinika e ka kërkuar për transferim mirëpo ende nuk është bërë transferimi”, ka thënë ai.

Lajmin për ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar për Gazeta Infokus zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e  rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë.  Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor”, ka theksuar Ahmeti.

Ajo tutje ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriqimin e plotë të rastit.

Dy personat e dyshuar tashmë janë arrestuar./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera