Sport

Është jashtë formës, Ten Hag e urdhëron të stërvitet veçmas

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 18 January 2024

Anthony Martial, sulmues i Manchester United, është urdhëruar të punojë veçmas, për të rifituar formën e tij fizike, nëse dëshiron të vazhdojë të jetë një opsion për “Djajtë e Kuq”.

Lojtari francez, i cili ka qenë i sëmurë dhe për këtë arsye kishte mbetur jashtë llogarive të trajnerit Erik ten Hag, ka marrë urdhër për të rikuperuar formën individualisht, pasi, sipas trajnerit, do të duhet shumë kohë për t’u rikthyer në gjendjen e duhur fizike.

Kujtojmë se Marcus Rashford, i cili gjithashtu u infektua me të njëjtën sëmundje, u shërua në të njëjtën kohë me kolegun e tij, por u rikthye më herët në stërvitje me ekipin.

-Advertisement-

Kjo është një tjetër pikëpyetje që ngrihet mbi Martial, të cilit përveç dëmtimeve të njëpasnjëshme, i skadon edhe kontrata në më pak se gjashtë muaj.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy