Lajme

Ermira Vllasaliu Ratkoceri: Çdo fëmijë parashakollorë do ta subvencionojmë me nga 40 euro

Autori: Gazeta inFokus 07:34 | 10 February 2021

Në intervistë për N’ODË, kandidatja për deputete nga AAK, Ermira Vllasaliu Ratkoceri gjatë shpalosjes së programit të Aleancës ka përmendur prioritet kryesore të programit si në fushën e zhvillimit të ekonomisë poashtu edhe ndihmesat ndaj qytetarëve, në veçanti gratë lehona dhe fëmijëve.

Kur jemi tek ndihmesat për fëmijë, Ratkoceri është shprehur se çdo fëmijë parashkollor do të subvencionohet me nga 40 euro.

“Do të subvencionohet secili qytetar rezident i Kosovës me një shumë prej 100 euro, pagat 150 euro për çdo grua të punësuar për 3 muaj të parë në kontratë 1 vit, pika tjeter do të subvencionohet çdo fëmijë parashkollor me nga 40 euro, viti 2021-2022” tha ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera