Erdogan beson se marrëveshja për grurin e Ukrainës do të vazhdojë
Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 16 November 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se beson se marrëveshja që i mundëson Ukrainës të eksportojë grurë përmes Detit të Zi, do të mbetet në fuqi.
Afati i kësaj marrëveshjeje, tash për tash, është i paraparë të skadojë të shtunën.
“Unë jam i mendimit se do të vazhdojë. Nuk ka asnjë problem këtu”, tha Erdogan në një konferencë për media në Bali të Indonezisë, ku po mbahet samiti i vendeve më të industrializuara, G20.
Ukraina është një nga prodhueset kryesore të grurit në botë.
Lufta që ka nisur Rusia kundër saj në fund të shkurtit, ka bllokuar 20 milionë tonë drithëra në portet e saj.
Por, Kombet e Bashkuara dhe Turqia kanë arritur të ndërmjetësojnë një marrëveshje për eksportin e tyre në muajin korrik.
Erdogan tha se do të flasë me presidentin rus, Vladimir Putin, sapo të kthehet në Turqi.
“…sepse rruga drejt paqes kalon përmes dialogut”, tha ai.
Një marrëveshje tjetër, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia dhe e nënshkruar gjithashtu në muajin korrik, mundëson eksportet e ushqimeve nga Rusia, pavarësisht sanksioneve që i ka vendosur Perëndimi pas pushtimit të Ukrainës./rel
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 15 maj
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë me rastin e vrasjes së politikanit serb, O...
-
Fatmir Limaj nesër mban konferencë për media, arsyeja nuk dihet
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, nesër do të mbajë konferencë për media në o...
-
Presidentja Osmani, liderja më e besuar në rajon
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është liderja më e besuar ...
-
Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës, Gaz...
-
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Bislimi takon ministrin e BE-së të Hungarisë, flet për synimet e Kosovës për integrime evropiane
Takimi i fundit i vizitës zyrtare në Budapest i zëvendëskryeministrit të parë...
-
Sveçla pas operacionit në Veri: Mbetjet krim*inale të Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë
Në Veri janë konfiskuar sasi e madhe e armatimit që dyshohet se kanë mbetur n...
-
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Një ditë më parë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork u shfaq filmi dokumenta...
-
Lëndohet shoferi i një kamioni në Ferizaj, një sasi e dheut ia zuri këmbët
Një person në Ferizaj është lënduar në vendpunishte derisa po shkarkonte dheu...
-
(PAMJE) Policia gjen arsenál ármátimi në veri të Kosovës, ndalohet një ish-zyrtar policor
Autoritetet e Kosovës kanë thënë të martën se kanë konfiskuar sasi të konside...
-
Në Zveçan u kap sasi e madhe e muni*cionit, flet Drejtori i Policisë: Pranuam informatë edhe nga AKI
Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në një konferenc...
-
KFOR-i turk e kryen trajnimin për kontrollin e tráziráve të turmës në kampin Bondsteel
Misioni i NATO-së, KFOR, ka bërë të ditur se Njësitë turke nga Komanda Rajona...