Sport

Erdin Hashani tregon se sa pikë mund ti marrë Kosova në kualifikimet e Kampionatit Botëror 2022

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 07 December 2020

Analisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Erdin Hashani, ka folur pasi kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionati Botëror 2022, që do të mbahet në Katar, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ do të përballen në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë e Gjeorgjinë.

Hashani ka thënë për Gazetën inFokus, se ky grup në të cilin ndodhet Kosova është shumë i vështirë.

-Advertisement-

Tutje ai ka thënë se maksimumi Kosova nga ky grup mund të marrë 10 pikë, derisa ka shtuar se vetëm ndaj Gjeorgjinë mund të merren pikët me lehtë.

“Mendoj që është një short shumë i vështirë dhe për neve si Kosovë, si vend i vogël thuaj se çdo kundërshtar është i vështir.

Nga ky grup që i kemi kundërshtarët unë mendoj që maksimumi çka mundemi me marrë është 10 pikë, kjo kishte me qenë ma e mira e mundshme, sepse kemi kundërshtar shumë të vështirë, hiq Gjeorgjinë të tjerët çdo pikë e marrë është sukses”, deklaroi Hashani për Gazetën inFokus.

Kosova ndeshjen e parë pritet ta luaj në fund të muajit mars të vitit 2021./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera