Sport

Erdin Hashani komenton ftesën e Dakut nga Kosova A dhe rikthimin e Berishës në kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 03 November 2020

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, pasditen e së martës ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit nëntor, shkruan Gazeta inFokus.

Challandes vendosi që ta ftoj për herë të parë sulmuesin në top formë të Ballkanit, Mirlind Dakun, i cili ka realizuar 17-të gola në 10-të paraqitje në këtë sezon në Superligë.

Tekniku zviceran e ka ftuar edhe Bernard Berishën, të cilin e la në shtëpi për ndeshjet e tetorit për shkak të atij gjesti që bëri sulmuesi pejan në drejtim të Challandesit.

-Advertisement-

Lidhur me ftesën e Dakut e Berishës, Gazeta inFokus, ka kontaktuar me analistin e njohur kosovar, Erdin Hashanin, i cili ka thënë se ftesa e Dakut ka qenë e qëlluar dhe se sulmuesi gjilanas e ka merituar këtë ftesë.

Tutje ish-futbollisti i Dritës ka shtuar se nëse nuk do ta ftonte Mirlind Dakun, Challandesi nuk do ta respektonte Superligën e Kosovës.

“Mendoj që është ftesë e qëlluar, po ashtu edhe e merituar, sepse Daku për 10-të ndeshje i ka realizuar 17-të gola dhe kjo normal që ka bo me ra në sy jo vetëm në Superligë, por edhe të përzgjedhësi i Kosovës. Mos të harrojmë se pavarësisht në cilën ligë luan ti japësh 17-të gola për 10-të ndeshje është shumë, dhe nuk është lehtë që këto gola ti jepen në ligën e Kosovës. Kemi lojtar të përfaqësueses që e kanë provuar ligën e Kosovës edhe nuk është se ata kanë lanë gjurmë në Superligën tonë. Nëse nuk do ta ftonte unë mendoj se përzgjedhësi nuk do ta respektonte Superligën e Kosovës dhe asnjë trajner në Superligë dhe mendoj që e kishte bo gabimin ma të madh nëse nuk do ta ftonte Dakun, i cili e ka dëshmu vetën edhe tek Kosova U-21”, deklaroi Hashani për Gazetën inFokus.

Ai foli edhe për rikthimin në kombëtare të Bernard Berishën, për të cilin tha se është edhe ambasador i Kosovës në Rusi, pasi rusët nuk e njohin shtetësin e vendit tonë.

“Sa i përket Bernard Berishës mendoj që është i vetmi futbollist që po i luan 90 minuta në çdo ndeshje, dhe akoma çuditem pse kundër Maqedonisë Veriore dhe Greqisë nuk e ka ftuar përzgjedhësi, mos të harrojmë se atë e kemi edhe një ambasador në shtetit e Rusisë, sepse Rusia nuk na njeh neve si shtet dhe ai është jo vetëm një lojtar në kampionatin Rus, por edhe kapiten i skuadrës dhe mos te harrojmë që liga ruse është e fortë. Të luash në ligen ruse d.m.th. qe je lojtar që ke shumë kualitet dhe ai po e dëshmon këtë dita ditës”, përfundoi Erdin Hashani.

Kosova gjatë muajit nëntor luan miqësoren me Shqipërinë si dhe dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve, në udhëtim të Sllovenia dhe në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Moldavisë./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera