Sport

Era e thotë midis Rusisë, momenti më i bukur i Botërorit dy golat e shqiptarëve kundër Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 13 July 2018

Këngëtarja kosovare Era Istrefi, ka arritur në Rusi, ku do të përformoj të dielën në finalen e Kampionatit Botëror.

Era bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, kanë mbajtur një konferencë për media në Moskë, ku janë pyetur edhe për momentet më të mira që kanë parë gjatë këtij kampionati.

Era është përgjigjur se momenti më i mirë ka qenë kur ka luajtur Zvicra dhe ka fituar me dy golat e shqiptarëve, e që fjalën e kishte për lojën e Zvicrës kundër Serbisë.

-Advertisement-

“Momenti më i mirë ka qenë kur ka luajtur Zvicra dhe ka fituar me dy golat e shqiptarëve’ ka thënë këngëtarja Istrefi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera