Sport

Epopeja e UÇK-së nderohet me turne futsalli

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 03 March 2021

Për nder të Epopesë së UÇK-së, nën patronatin e FFK-së – Komisionit të Futsallit, më 4 dhe 5 mars, do të organizohet edicioni i 12-të i turneut tradicional ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Për shkak të situatës me pandeminë sivjet ky turne do të organizohet vetëm me ekipet vendore, e ku pjesëmarrëse do të jenë FC Prishtina, FC Prishtina 01, FC Drenica dhe FC Peja.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 4 mars, në orën 16:00 dhe në orën 18:00, derisa ndeshja finale do të zhvillohet më 5 mars, në orën 18:00.

-Advertisement-

Sfidat në fjalë zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera