Lajme

Epidemiologu shqiptar në SHBA: Ky është problemi më i madh tani me coronavirusin

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 05 May 2020

Situata në Shtetet e Bashkuara mbetet një nga “fushëbetejat” më kritike në luftën ndaj koronavirusit, me të prekurit nga COVID-19 që tashmë kalojnë 1 milion e 200 mijë personat, me përreth 70 mijë viktima.

Epidemiologu shqiptar Skënder Myrtezani, njëkohësisht edhe profesor i Mjekësisë Klinike në prestigjiozen Cornell University, tregon për A2 situatën në SHBA dhe perspektivat me të cilat duhet të mësojmë të bashkëjetojmë në muajt në vijim.

“Sot Amerika po tregon një larmi në numrin e vdekshmërisë. Nju Jorku ishte i pari me dy të tretat e vdekjeve, ndërkohë që sot ka më pak se një të katërtat. Dua të theksoj gjithsesi që SHBA-ja nuk ka vdekshmërinë më të madhe në raport me popullsinë, por të nëntën”, thotë Myrtezani, që gjithsesi mendon se statistika e dhënë nga presidenti Trump, për një bilanc që mund të shkoj në 100 mijë të vdekur, mund të jetë realist.

-Advertisement-

Mjeku me origjinë shqiptare është pro shtrëngimit të masave të izolimit. “Problemi më i madh tani qëndron te disiplina e komuniteteve. Në qoftë se merren të gjitha masat mbrojtëse, me disiplinë si në kohë lufte, virusi në maj do të zbehet. Por me një qasje tjetër, mund të kemi një verë të vështirë”.

Profesori është gjithsesi optimist për lajmet që vijnë nga ilaçi i testuar kundër koronavirusit, Remdesviri, që sipas tij ka dhënë rezultate befasuese dhe se përbën “shpresën e madhe” të përgjigjes ndaj koronavirusit, ndërkohë që mendon që vaksina është ende disi larg, sepse një testim i përshpejtuar mund të jetë tejet i rrezikshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera