Lajme

Enver Hoxhaj viziton Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 05 May 2022

Ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka vizituar në Hagë, Ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku dhe nuk i ka parë asnjëherë më parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krërëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës! Vizitë në Hagë bashkë me Shaqir Totaj, Kryetarin e Prizrenit dhe Kujtim Gashin, nënkryetarin e Nehat Elshanin.”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Vizitën në Hagë Hoxhaj e bëri bashkë me kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetarin Kujtim Gashi dhe Nehat Elshanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera