Lajme

Enver Hoxhaj negocion me komandantin e Policisë, kërkon largimin e njësive dhe mospërdorimin e forcës

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 05 October 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është parë duke biseduar me njërin nga komandantët e Policisë së Kosovës, në kohën kur situata në protestën në Prishtinë vazhdon të jetë e tensionuar.

Sipas informacioneve nga terreni, Hoxhaj ka kërkuar që Policia të tërhiqet dhe të mos përdoret forcë ndaj protestuesve, me qëllim të qetësimit të situatës.

Biseda ka ndodhur pas tensioneve të vazhdueshme mes Policisë dhe protestuesve, ku gjatë mbrëmjes është përdorur edhe gaz lotsjellës.

-Advertisement-

Forca policore vazhdojnë të jenë të pranishme në terren, ndërsa një numër protestuesish ende po qëndrojnë në zonë./Gazeta Infokus

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy