Ekonomi

Energjia me erë: KEDS u furnizua nga gjeneruesi turk në Kosovë me mbi 30 mijë MWh

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 03 March 2019

Përderisa në rajonin e Pejës po kundërshtohet ndërtimi i një hidrocentrali për prodhimin e energjisë elektrike, Kosova tashmë i ka dy kompani investuese në energjinë me erë, njëri që është kompani turke me parkun e gjenerimit në Kamenicë me 32 megavat si dhe investitori tjetër strategjik i shpallur ditë më parë, i cili parasheh të investoj 169 milionë euro në bjeshkët e Shalës së Bajgorës nga kompania gjermano-izraelite, ku parashikohet ndërtimi i 30 turbinave eolike që do të prodhojnë 105 megavat energji elektrike.

Autoritetet e Kosovës aktualisht po i mbështesin kompanitë në fjalë me anë të tarifave nxitëse, me 85 euro për MËh, por që pritet deri në fund të vitit të ndryshojë metoda e mbështetjes, e cila do të ndodhë në formë të ankandeve me një treg të liberalizuar sikurse në Shqipëri.

Distribucioni KESCO është blerës i energjisë elektrike nga kompania turke “Air Energy”, ku vetëm për tre muajt parë nga kjo kompani bleu rreth 30.000 megavat.

-Advertisement-

Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRRE), kompania turke “Kitka” i kompanisë “Air Energy”, në Kamenicë, e cila ka filluar punën në vjeshtën e viti të kaluar, ka arrit një marrëveshje për blerje të Energjisë (MBA ose PPA) për parkun me erë “Kitka”, që është e nënshkruar në mes të “Air Energy” sh.p.k  dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST – KOSTT), i cili pastaj ka marrëveshje me Furnizuesin e Shërbimit Publik KESCO për shitjen e energjisë tek konsumatorët e tjerë.

Zyrtarja për marrëdhënie me publik në Zyrën e Rregullatorit për Energji(ZRRE) Adelina Murtezaj-Bajrami, ka thënë se parku i gjenerimit “Kitka” i kompanisë “Air Energy” sh.a Kamenicë, ka hyrë në operim komercial nga data 11 gusht e vitit që lamë pas dhe gjatë vitit 2018 në total ka prodhuar 29,736 MËh, sipas të dhënave të dërguara nga Operatori i Sistemit të Tregut, nga total energjia elektrike e prodhuar nga gjeneratori “Air Energy”, në fazën testuese janë prodhuar 7,186 MËh.

“Sa i përket subvencionimit, kjo kompani nuk është subvencionuar nga shteti, por i takon tarifa nxitëse siç ju takon edhe investitorëve të tjerë të cilët i plotësojnë kushtet për të hyrë në skemën e mbështetëse, dhe çmimi i kësaj energjie është i përcaktuar me vendimin e Bordit “V_810_2016 – Lidhur me përcaktimin e Tarifave Nxitëse (Feed – in) për prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”  e që për energjinë e erës çmimi i përcaktuar është 85.0 euro për MËh”, ka thënë Murtezi Bajrami duke shtuar se gjeneratori, që nga fillimi i operimit të tij në muajin gusht 2018 deri me 11 tetor 2018 ka qenë në fazën testuese dhe energjia elektrike e prodhuar brenda kësaj periudhe, sipas marrëveshjes për blerjen e energjisë, është trajtuar si energji testuese me çmimin prej 60% të vlerës së çmimit të tarifës nxitëse.

Zyrtarë të kompanisë “Air Energy”, që aktualisht ka nëntë turbina, nuk kanë dashur të flasin për prodhimin dhe shitjen e energjisë, por prapa kamerës kanë theksuar se energjinë elektrike të prodhuar me erë po ia shesin KEDS-it. Ndërkaq, edhe zyrtarë të rrjetit shpërndarës të energjisë, KEDS nuk kanë treguar se sa megavat energji në total kanë blerë nga “Air Energy”.

Se kur pritet të nis punën edhe kompania Gjermano-Izraelite “SOËIKosovo”, zyrtarë të ZRRE-së kanë thënë se kjo ka aplikuar në ZRRE, më 14 korrik 2016 për të marrë autorizimin për ndërtimin e kapaciteteve të reja.

Më 3 qershor 2018, pasi që kompania ka plotësuar kushtet e specifikuara në Rregullën për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të reja Gjeneruese, Bordi i ZRRE ka vendosur që kompanisë t’i lëshohet Autorizimi Final për ndërtimin e projektit. Bazuar në këtë Rregull me marrjen e këtij vendimi, ky projekt është pranuar po ashtu edhe në Skemën Mbështetëse të Tarifës Nxitëse (Feedin Tariff).

Vendimi i Bordit është marrë para se kompania të marrë statusin e Investitorit Strategjik.

“Përderisa sipas vendimit të ZRRE, të bazuar në Rregullën për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të reja Gjeneruese, Kompania ka afat që të realizojë ndërtimin e gjeneratorëve deri në vitin 2020. Bazuar në kërkesën dhe Autorizimin e ZRRE ky investim përbëhet nga 3 projekte me nga 34.5 MË që në total kapaciteti i instaluar do të jetë 103.5 MË. Lokacioni ku është paraparë të ndërtohen gjeneratorët është Fshati Selac në komunën e Mitrovicës”, theksoi zëdhënësja e ZRRE-së Adelina Murtezi Bajrami.

Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka thënë se këto investime në energji të ripërtritshme po ndodhin me një hov shumë të madh në kohën kur Kosova duhet të tejkalojë metodën e vjetër të mbështetjes së këtyre investimeve që ka të bëjë me tarifa nxitëse ose me kontrata 10-12 vjeçare për financim dhe blerje të energjisë nga këta prodhues të energjisë elektrike.

Abazi theksoi se tani Kosova po përgatitet që të kalojë në tregun ankandeve të burimeve të ripërtritshme të energjisë, i cili është një treg shumë më tepër konkurrues që reflekton në koston reale në treg të energjisë elektrike e nuk është peng i kontratave afatgjate me këtë operatorë.

“Pra, ne konsiderojmë që këto investime ndoshta do të duhej të shihen dhe të projektoheshin më tepër në një të ardhme të sistemit energjetik i bazuar në ankande se sa tani qysh e kemi me fitim tarifa që është një sistem i vjetruar, dhe për këtë edhe Qeveria e Kosovës po bënë përpjekje. Pra, siç po e shohim, është një moment delikat ndodhja e këtyre investimeve, sepse ka shumë mundësi që këto investime në një kohë ku për herë të fundit mund ta shfrytëzojnë skemën e tarifave nxitëse dhe për këtë arsye ka një nxitim të të gjithë investitorëve për të hyrë në treg tani”, tha Abazi.

Ai ka thënë se sa më shumë kompani investuese në fushën e energjisë së ripërtritshme do të nënkupton që edhe çmimi për konsumatorë do të jetë më i ulët.

“Gjithsesi se sa më tepër investitorë në tregun e Kosovës, pra të vegjël, të cilët prodhojnë energji elektrike nënkupton që edhe çmimi për konsumatorë do të jetë më i ulët, sepse edhe kompania e distribucionit, por edhe transmisionit do të kenë më shumë akterët nga të cilët e blejnë energjinë elektrike dhe pastaj do të rritet edhe konkurrueshmëria e çmimeve të gjenerimit. Gjenerimi tashmë ka çmime të de-rregulluara dhe në këtë aspekt sa më shumë operatorë në tregun e energjisë së Kosovës është më mirë për konkurrencën e lirë në treg”, ka thënë ai.

E ndërkaq për prodhimin e energjisë, Kosova planifikon ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet mbi 500 megavat, ku parashihet investim i jashtëm në vlerë deri në 1.3 miliard euro. Ky projekt vazhdon të kritikohet nga ambientalistët, të cilët vazhdojnë të këmbëngulin që Kosova duhet të krijojë kushtet në prodhimin e energjisë së rigjenerueshme, e jo në termocentrale me thëngjill që ndotin mjedisin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera