Lajme

Emrat/ Tre ish -presidentë dhe ish- kryeministri i Shqipërisë në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK’së

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 20 September 2022

Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj,tha se me iniciativën e kryetarit të AKR-së, javën e ardhshme ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e Shqipërisë do t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai ka shkruar se Pacolli u ka bërë ftesë edhe ish-presidentëve të Kosovës por të njëjtit nuk janë përgjigjur, raporton Gazeta Express.

Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi, Pandeli Majko janë emrat e ish-presidentëve dhe ish-kryeministrit të Republikës së Shqipërisë që pritet t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK’së në Hagë.

-Advertisement-

Kjo u bë e ditur përmes një cicërime në Tëitter të ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, Petrit Selimit.

“Një vizitë e përbashkët dhe dypartiake e katër ish-presidentëve dhe kryeministrave (Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi, Pandeli Majko) të Republikës së Shqipërisë në Gjykatën Speciale në Hagë. Shumë pyetje po bëhen në Shqipëri për kohëzgjatjen e proceseve dhe aktakuzat 100% monoetnike”, shkroi ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera