Fokus

Emocionon Elvana Shala: Pavarësisht sfidave shëndetësore, do të kthehesha sërish në fëmijëri

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 04 July 2026

Këtë javë në emisionin Zgjohu ishte e ftuar Elvana Shala, Ambasadore e Vullnetit te Mire per Kosoven, e cila ndau me publikun rrëfime të sinqerta për jetën dhe sfidat e saj.

Duke folur për fëmijërinë, Shala tregoi se ajo ishte krejtësisht ndryshe nga ajo e bashkëmoshatarëve të saj, për shkak të sfidave shëndetësore me të cilat është përballur që nga fëmijëria e deri në procesin e rritjes.

Megjithatë, ajo theksoi se, pavarësisht vështirësive dhe kushteve të kohës, ka ditur gjithmonë ta shijojë jetën.

-Advertisement-

“Jemi kënaqur me pak dhe kemi vlerësuar çdo gjë që na është ofruar, qoftë edhe një lodër e vogël apo një shëtitje. Sot, fëmijët kanë pothuajse gjithçka, por shpesh duket se kanë më pak lumturi sesa kishim ne atëherë,” u shpreh ajo.

Elvana shtoi se sfidat shëndetësore nuk e penguan të gjente arsye për të buzëqeshur dhe për ta shijuar jetën. E pyetur nëse do të dëshironte të kthehej sërish në fëmijëri, ajo u përgjigj pa hezitim se po, pavarësisht të gjitha sfidave që ka kaluar.\

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy