Lajme

Emocionohet Glauk Konjufca: Plumbat që goditën mbi trupin e z.Abe, lënduan rëndë edhe zemrat tona

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 08 July 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas vrasjes ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se është tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike të Abes.

“Plumbat që goditën mbi trupin e z.Abe, lënduan rëndë edhe zemrat tona, të cilat janë me familjen, bashkëpunëtorët e tij dhe popullin mik japonez në këto momente të vështira”, ka shkruar Konjufca.

-Advertisement-

Gjithashtu, i pari i Kuvendit ka thënë e ka quajtur të paharruar kontributin e Abes për Kosovën

“Kontributi i çmuar ish-kryeministrit Abe për Kosovën do të mbetet i paharruar, së bashku me kujtimin për veprën e punën e tij për popullin e Japonisë, demokracinë, paqen e stabilitetin dhe përparimin e njerëzimit në përgjithësi”, ka shkruar kryeparlamnetari Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera