Kuzhina

Ëmbëlsirë pemësh me ajkë

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 17 May 2018

Përbërësit
300 gr mjedra
1 kg banane
8 decilitra ajkë
1 konservë ananas
14 lugë sheqer
1 Petit beuro me kakao
3 qese me pluhur per krem pana
1 sheqer për dekorim
4 decilitra qumësht

Hapat
1
Bananet qërohen dhe priten në rrathë, ananasi kullohet nga lëngu dhe pritet në katrorë, ndërsa mjedrat shkrihen dhe gjithashtu kullohen mirë.

2
Në enë të përshtatshme bashkohen ajka dhe sheqeri dhe përzihen ngadalë me tel kuzhine, shtohen pemët e përgatitura dhe sërish përzihen ngadalë.

-Advertisement-

3
Keksat petit beuro ngopen me qumësht të vakët dhe renditen në kallpë për tortë, ashtu që ta mbulojnë fundin.

4
Dy rende keksësh palosen njëra mbi tjetrën, pastaj shtrihet kremi nga ajka, pemët, dhe kremi mbulohet me dy rende keksësh të ngopur me qumësht.

5
Krem pana përgatitet sipas udhëzimit në qeskë dhe me të lyhet rendi i fundit i keksëve, ëmbëlsirës i hedhen përmbi sheqerka për dekorim dhe kallëpi për tortë mbulohet me kapakun e vet.

6
Ëmbëlsira futet në frigorifer për t’u shtrënguar.

7
Ju bëftë mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera