Elon Musk pyet përdoruesit: A duhet të largohem si shef i Twitter?

Autori: Gazeta inFokus
11:46 | 19 December 2022
Pronari i Twitter, Elon Musk u kërkon përdoruesve të platformës së mediave sociale të votojnë për të ardhmen e tij si shef ekzekutiv.
Në një sondazh për 122 milionë ndjekësit e tij, ai shkroi në Twitter: “A duhet të largohem nga posti i kreut të Twitter… Unë do t’i përmbahem rezultateve”.
Musk, i cili gjithashtu drejton Tesla-n dhe Space X, është përballur me shumë kritika që nga marrja e Twitter-it. Pas një beteje ligjore, Musk mori kontrollin e kompanisë në tetor në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.
Sondazhi është hapur para 10 orësh. Ndërsa ka mbetur edhe një orë mundësi për të votuar 16 milionë njerëz kanë votuar dhe aktualisht rezultati duket se nuk është i thellë pasi 58% kanë votuar ‘po’, Musk duhet të largohet nga drejtimi i Twitter dhe 42% mendojnë që ai duhet të qëndrojë.
Ky votim mund të çojë në fundin e mbretërimit të Musk si shef ekzekutiv i Twitter.
Pas fillimit të sondazhit, Musk shkroi në Twitter: “Siç thuhet, ki kujdes se çfarë dëshiron, pasi mund ta marrësh”.
Should I step down as head of Twitter? I will abide by the results of this poll.
— Elon Musk (@elonmusk) December 18, 2022
Ai shtoi më vonë: “Ata që duan pushtet janë ata që më së paku e meritojnë atë”.
Sondazhi i Elon Musk u shfaq vetëm pak kohë pasi ai u fotografua në finalen e Kupës së Botës duke qëndruar pranë Jared Kushner, dhëndrit dhe ish-këshilltarit special të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Të tjera
-
Stano: BE-ja së shpejti bashkë me palët do të nisin zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
“Kosova dhe Serbia kontraktualisht janë të obliguara që ta zbatojnë marrëvesh...
-
“Range Roveri” me të cilin u krye sulmi ndaj Top Channel i ishte vjedhur një kosovari gjatë pushimeve
Policia shqiptare ditën e sotme ka bërë të ditur se vetura e tipit “Range Rov...
-
Britania dhe Polonia do të ndërtojnë fshatra të përkohshme në Ukrainë
Britania e Madhe dhe Polonia do të ndërtojnë dy fshatra të përkohshme në perë...
-
Plumbat ndaj Top Channel/ Policia zbardh dinamikën, 100 mijë euro shpërblim për kapjen e autorëve
Policia e Shqipërisë ka dalur me njoftim të ri pas sulmit me armë në Top Chan...
-
Dërgohen në mbajtje personat e dyshuar për tentim vrasjen në Graqanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arritur të identifikojmë personat e dys...
-
Krerët e shtetit homazhe në Izbicë, Osmani: Liria erdhi falë viktimave dhe luftës së drejtë të UÇK-së
Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në komp...
-
Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Albulena Haxhiut: Në vend se të skuqet, sulmon Gjykatën
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar dorëheqjen e minsitres së ...
-
Rusia dështon ta kalojë propozimin në OKB për të hetuar sulmet e Nordstream
Rusia nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme të hënën në Këshillin e Sigur...
-
Deputeti i VV’së thotë se opozita po bën huqje të madhe: Po dëshirojnë të barazojnë punën e Kurtit me të bëmat e tyre
Deputeti i VV’së, Agon Batusha ka folur rreth kritikave të dy partive opozita...
-
Haradinaj: Në masakrën e Izbicës, armiku nuk e kurseu as Dafinën 6 muajshe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar se...
-
Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit pas marrëveshjes në Ohër, u pritën shumë keq në BE
Deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon ka thë...
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në përçues elektrikë dhe në ...