Elminimi i Al Nassr, trajneri francez fajëson Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus
12:53 | 27 January 2023
Al-Nassr nuk ia doli në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite pasi u mposht 3-1 nga Al-Ittihad.
Një eliminim dhe rezultat i cili nuk ka lënë aspak shije të mirë te skuadra, trajneri dhe për më tepër te Cristiano Ronaldo, i cili në këtë përballje zhvilloi ndeshjen e dytë zyrtare me skuadrën e tij të re dhe u mjaftua me vetëm një goditje në portë.
Në përfundimin e ndeshjes, trajneri i Al-Nassr, Rudi Garcia, fajësoi pjesërisht portugezin për eliminimin, me francezin i cili priste diçka me shumë nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.
“Natyrisht që nuk jam i lumtur, prisja shumë më shumë nga skuadra, të paktën nga elementët që janë në gjendje të bëjnë diferencën. Një nga gjërat që mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes ishte ai rast i shpërdoruar nga Cristiano në pjesën e parë.
Ai moment mund të ndryshonte fatin e ndeshjes dhe do të kishte tjetër kurs, por ajo çfarë ndodhi nuk ndryshohet më. Përgëzoj kundërshtarin, ata luajtën mirë në pjesën e parë, ndërsa ne dominuam në pjesën e dytë, por vuajtëm mungesën e finalizimit. Sulmi ynë nuk ishte aspak në lartësinë e duhur dhe ne nuk ishim në gjendje për të ndryshuan fatin e ndeshjes. Tani do të fokusohemi në kampionat të rikthejmë titullin kampion,” – tha Rudi Garcia.
Këto fjalë janë përkthyer si një “thumbim” për portugezin, pasi goli i vetëm për Al-Nassr u realizua nga braziliani Talisca. Ronaldo kishte mundësinë e artë të shënonte në pjesën e parë, një moment i cili ndryshoi takimin, sepse në aksionin e radhës Al-Ittihad realizoi golin e dytë, duke i dhënë një goditje të fortë skuadrës së Al-Nassr, skuadër që tregoi një mungesë të theksuar në vizion dhe saktësi përpara portës së kundërshtarit.

Të tjera
-
Sa mund të ndryshojë struktura e re e Policisë së Kosovës?
Bashkë me drejtorin e ri Gazmend Hoxha, Policia e Kosovës do të bëhet edhe me...
-
Kosova shënoi rritje në eksport gjatë shkurtit, importi mbetet rreth 5 herë më i lartë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e eksportit dh...
-
PS zyrtarizon kandidatët për kryetarë bashkie – lista me emrat
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë....
-
Zjarri shpërthen në ndërtesën e IML’së – Ministria e Drejtësisë jep detaje
Sonte në orët e mbrëmjes një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Instituti...
-
Kurti nesër bën homazhe në Krushë, pastaj niset për Tiranë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër në ora 08:00 do të bëjë homazhe në ...
-
Deputeti gjerman: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet, shans real për t’u bërë pjesë e BE-së
Deputeti gjerman, Michael Helmut Roth ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe...
-
Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri, frikë për tensione të reja
Partia më e madhe e serbëve të Kosovës Lista Serbe, nuk do të marrë pjesë në ...
-
Ish-presidentja Jahjaga vjen me një postim për Kombëtaren e Kosovës
Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin...
-
Drejtori i KIPRED: Nuk mund të flasim për avancim të demokracisë kur pushteti i konteston vendimet e Gjykatës Kushtetuese
Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave të Mini...
-
Aksident i rëndë në Mitrovicë, lëndohen gjashtë persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë -Podujev...
-
Nushi i PSD’së: Ju që u gëzuat që nuk ka pas shumë njerëz në protestë, nuk e keni hallin e Zajdenicës
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga parti...
-
AAK thërret konferencë për medie
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie. Kjo ...