Lajme

Eliza Hoxha: Një qeveri e cila mundëson nga buxheti i Kosovës ndihma, e njerëzve nuk ju lejon paratë e veta

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 23 June 2022

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, në seancën e sotme ku po diskutohet për tërheqjen e 30 për qind të Trustit i është drejtuar më një pyetje qeverisë, shkruan Gazeta Infokus.

Hoxha i është drejtuar ekzekutivit, duke thënë si ka mundësi që qytetarëve u ofrohen ndihma nga buxheti i Kosovës por jo edhe paratë e veta

“Pyetja ime mbetet, një qeveri e cila mundëson nga buxheti i Kosovës ndihma e njerëzve nuk ju lejon paratë e veta”, ka thënë Hoxha.

-Advertisement-

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u përgjigj duke thënë se këto para janë të qytetarëve kur ata i mbushin 65 vjet e se nuk janë krejtësisht të tyre.

“Po thuhet që janë kursime të qytetarëve, e vërtetë, por kur i bënë 65 vjet. Për shkak se nuk janë të gjitha kursime të qytetarëve, shteti është pajtuar që 5% ta obligojë të punësuarin me dhënë kontribut, dhe 5% e obligon punëdhënësin e këto kontribute të mos preken deri në moshën e pensionimit. Ky sistem me këto propozime tuaja po rrezikon që të shembet”, ka thënë ministri Murati./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera