Lajme

Elezi: Sot KQZ shqyrton dhe miraton rekomandimin e Zyrës për certifikim të kandidatëve

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 22 January 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.
.

Këtë e ka konfirmuar,  zëdhënësi I KQZ’së, Valmir Elezi. Ai konfirmoi se kjo mbledhje do të mbahet në orën 14:00.

“Sot në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e KQZ-së. Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, ka thënë Eleziu për Express.

-Advertisement-

Për këtë çështje ka folur mbrëmë edhe kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka në një debat televiziv.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera