Eksperti i sigurisë: Osmani urgjent të kthehet në Prishtinë, duhet ta shpallë gjendje të jashtëzakonshme
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/06/350128541_645479757471355_8046612722604144843_n1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
18:25 | 14 June 2023
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, thotë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet t’i ndërpresë të gjitha aktivitetet në Strasburg, e njëkohësisht të kthehet në Prishtinë për tu takuar urgjent me Këshillin e Sigurisë.
Duke diskutuar për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë nga forcat speciale serbe në Leposaviq, Elezi vlerësoi që madje do duhej të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
“Presidentja e Republikës së Kosovës si komandante e përgjithshme e ushtrisë së Kosovës, duhet t’i ndërpresë të gjitha aktivitetet e saja në Strasburg në Parlamentin Evropian dhe të niset në drejtim të Prishtinës, për të kërkuar një takim urgjent më Këshillin e Sigurisë. Ndoshta edhe duhet ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Duket që ishte një përgatitje e mirëfilltë, ata kishin ardhur me një grup të caktuar e me pajisje të caktuara”, deklaroi Elezi .
Mirëpo, Elezi tha se është shqetësuese se si janë vendosur vetëm tre zyrtarë policorë në atë pikë të kufirit, duke marrë parasysh gjendjen aktuale në veri.
“Po ashtu, ajo që të vë në dyshime, është se duke marrë parasysh gjendjen e sigurisë që e kemi, është e pakuptimtë në aspektin operacional se si i kanë vendosur vetëm tre zyrtarë policorë në një pikë statike, në një vend ku vetë kryeministri, Albin Kurti, ka thënë që ka qenë një pikë e rëndësishme e kontrabandimit të armëve”, shtoi tutje Elezi në Tëvë1.
Sipas tij, zyrtarët policorë të dërguar në Leposaviq, nuk kanë qenë të përgatitur me pajisjet e nevojshme policore për raste emergjente.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-oksigjenni.png)
Të tjera
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Ju me qeveritë e kaluara të Kosovës e bëtë veriun çerdhe të krimit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka hedhur akuza ndaj zëdh...
-
Gjendja në pikat kufitare, 1300 metra kolonë për dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë e Merdarë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri mbi gjendj...
-
“Është qëlluar në këmbë, trup dhe në …”, dalin detaje nga autopsia e Faton Hajrizit
Është spekuluar shumë sa i përket ngjarjeve që rrodhën pas vrasjes së Faton H...
-
Universiteti i Cyrihut kërkon një profesor të gjuhës shqipe
Ky pozicion është ideal për ata që kanë njohuri të thella të gjuhës dhe kultu...
-
Mërgata kosovare, zbulohet se sa është numri i të regjistruarve deri tani
Në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qyteta...
-
Rrahja e e modeles në Tiranë, shpërthen me tone të ashpra gazetari Blendi Fevziu
Blendi Fevziu ka reaguar pas gjarjejes së shënuar këtë javë në Tiranë, me pro...
-
Grabiten zinxhirë ari në korrik, policia arrestoi sot dy persona në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar dy persona për një grabitje...
-
Pronari i RTV Mir në Leposaviq: Kurti herët ose vonë do ta hapë urën, Vuçiq ia ka dorëzuar Kosovës administrimin e serbëve
Herët a vonë Albin Kurti do të hapë urën kryesore në Ibër në Mitrovicë sepse ...
-
Kurti shkon në shtëpinë-studio të artistit shkodran që kompozoi këngën “Xhamadani Vija-Vija”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në Shkodër për të vizituar arti...
-
RENEA aksion blic në Vlorë, dyshohet se aty ndodhen persona me rrezikshmëri të lartë
Departamenti i Neutralizimit të Elementeve të Armatosur (RENEA), ka zhvilluar...
-
Vidhet arka me afro 90 euro në një xhami në Ferizaj
Imami i një xhamie në Ferizaj ka raportuar se disa persona kanë vjedhur arkën...
-
Lista e zezë” e SHBA-së për Ballkanin: Së shpejti emra të rinj, përfshihet Shqipëria e Kosova!
Në vazhdën e emergjencës kombëtare, të shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qer...