Lista e zezë” e SHBA-së për Ballkanin: Së shpejti emra të rinj, përfshihet Shqipëria e Kosova!
Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 10 August 2024
Në vazhdën e emergjencës kombëtare, të shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001 lidhur me Ballkanin Perëndimor, pas kërcënimeve të vazhdueshme të sigurisë, paqes, por edhe korrupsionit alarmant, e cila është zgjatur rishtaz, pritet zgjerimi i të ashtuquajturës Lista e Zezë me emra të tjerë politikanësh të rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, por edhe Shqipërinë. Njoftimin e përcjell agjencia e lajmeve INA, e cila citon dokumentin të theksojë se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe situata aktuale në këtë rajon “paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Në 8 qershor të vitit 2021, Shtetet e Bashkuara zgjeruan fushëveprimin e kësaj emergjence me arsyetimin se rajoni është përballur gjatë dy dekadave të fundit, me korrupsion dhe veprime që pengojnë marrëveshjet e arritura pas luftës. Ambasadorët amerikanë në rajonin e Ballkanit vazhdimisht kanë paralajmëruar për zgjerimin e listës së zezë për të gjithë ata që kërcënojnë dhe pengojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin rajonal.
Nëntorin e vitit të kaluar, listës në fjalë iu shtuan 10 individë, teksa shpallej një raund sanksionesh ekonomike në Ballkan, dhe individët e sanksionuar ishin nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia
Të tjera
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...
-
Nuk pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA
Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosov...
-
Kryenegociatorët përfundojnë takimet me Lajçakun, a do të ketë takim trepalësh?
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar takime të ndara me emis...
-
Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër...
-
Trump: Biden ishte shumë i mirë, pas atentatit më thirri për t’u siguruar që isha mirë
Gjatë një paraqitjeje në një kanal të mediave sociale për ta promovuar një si...
-
Kjo është mësimdhënësja e arrestuar për mashtrim në Pejë
Sot në Pejë është arrestuar e cila po dyshohet se mashtroi bujqit për subvenc...
-
Arrestohet një mësimdhënëse në Pejë, dyshohet se mashtroi bujqit për subvencione
Sot në Pejë është arrestuar e cila po dyshohet se mashtroi bujqit për subvenc...
-
VV flet me Zyrën e BE’së për zgjedhjet, e përmendin votimin në diasporë dhe atë në Veri “pa banda kriminale”
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për një takim me një delegacion nga zyra e B...
-
Dha shtëpinë dhe i financoi vetë mësuesit, historia e jashtëzakonshme e shqiptarit që hapi shkollën e parë shqipe në Preshevë
Një histori frymëzuese, një shtëpi që u shndërrua në vatër dije e mësimi për ...
-
Deklarata e Nagavcit në fund të mandatit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit, objektivi ynë parësor
Pas përfundimit të renovimit së Shkollës Mesme të Lartë “Ahmet Gashi” në Pris...
-
Zjạrri në njërën nga shtëpitë e ndërtuara nga qeveria në veri, policia jep detaje
Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrollë policore ka identifikuar tym në ...
-
Deklarohet i pafajshëm ish-polici i akuzuar për krime lufte në Prizren
Shaqir Lutvija u deklarua i pafajshëm për akuzën se në cilësinë e inspektorit...