Kërkohet shtimi i sigurisë në institucionet korrektuese të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 09 August 2024
Katër persona, tre prej tyre të burgosur, e një në arrest shtëpiak, kanë arritur t’i ikin drejtësisë. Rasti i fundit ishte të mërkurën kur një i burgosur arriti të largohej, derisa po trajtohej në QKUK. Njohës të drejtësisë e sigurisë kërkojnë që të ndërmerren veprime për rritjen e sigurisë në burgje. Sipas tyre, me arratisje të tilla po rrezikohet siguria publike.
Një u largua nga burgu i Dubravës, një nga ai i Smrekonicës, një nga arresti shtëpiak, e një derisa po merrte trajtim mjekësor në QKUK.
Për më pak se 8 muaj, katër persona kryerës të veprave penale arritën t’i ikin drejtësisë, si rrjedhojë edhe rrezikuan sigurinë publike.
Pas Enver Sekiraqës, Faton Hajrizit e Ujkan Metajt, të mërkurën, derisa po merrte trajtim në repartin e Hematologjisë në QKUK, ka arritur të ikë edhe një i burgosur tjetër, i akuzuar për veprën penale fajde.
Njohës të sistemit të drejtësisë e shohin të rëndësishme që vazhdimisht të ketë analiza në lidhje me nivelin e sigurisë së institucioneve korrektuese.
Por, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thonë se kanë nxjerrë urdhra operativë për ngritjen e nivelit të sigurisë.
“Institucionet Korrektuese veprojnë sipas përgjegjësive dhe obligimeve të përcaktuara me dispozita ligjore. Të burgosurit të cilët janë larguar kanë qenë të vendosur në institucionet e tipit të hapur, ku elementet e sigurisë fizike dhe materiale janë të ulëta. Megjithatë, janë marrë masa dhe janë nxjerrë urdhra operativë për ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha Institucionet Korrektuese. Si rezultat i këtyre masave, gjatë këtij viti janë bërë bastisje sistematike dhe gjenerale, ku në njëzet e një (21) raste kanë rezultuar pozitive në gjetjen dhe parandalimin e kontrabandës”, i kanë thënë RTK-së nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Ndërsa zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se nuk është nën kompetencën e Ministrisë ndërmarrja e veprimeve drejt shtimit të sigurisë në institucionet korrektuese.
Derisa largimin nga këto institucione duket se nuk e kanë pasur shumë të vështirë, kapja e kthimi i të burgosurve në to po merr kohë.
Bashkë me ata që po largohen nga burgjet, në kërkim nga Policia e Kosovës janë edhe mbi 100 të tjerë, të cilët po dyshohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas Gzim Shalës, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, kapja e tyre bëhet e vështirë kur Kosovës i mungon bashkëpunimi me disa shtete tjera.
Që nga 2007-ta e deri më tani nga burgjet e Kosovës janë larguar 57 persona. /rtk
Të tjera
-
Hapet valixhja e dyshimtë te Komuna e Mitrovicës, policia jep detaje
Specialët e Policisë së Kosovës kanë hapur valixhen e dyshimtë në oborrin e K...
-
Tri kalime ilegale gjatë 24-orëshit të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për tri kalime ilegale të kufirit gjatë 24-orës...
-
Arrestohet asamblisti i LDK-së në Podujevë për sụlm ndaj kryetarit Bulliqi
Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohe...
-
Valixhe në oborrin e Komunës së Mitrovicës, policia rrethon vendin
Policia ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush ka lënë një ...
-
Një grabitës futet në një market, i merr punëtorit rreth 500 euro nga arka
Një person i dyshuar përmes kanosjes ka kryer një grabitje në një market në r...
-
Tentoi me dhụnë t’i detyrojë punëtorët ta ndalojnë punën, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes presionit...
-
Dyshohet se rrạhụ një grua shtetase të huaj, arrestohet
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur një grua shtetase të hua...
-
Vdẹs një burrë në spitalin e Prizrenit, ishte rrëzuar nga shkallët
Një burrë nga Prizreni ka vdekur gjatë ditës së enjte për shkak të lëndimeve ...
-
Bastisjet në Leposaviq, Policia konfiskon rreth 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë, 11 mijë euro e 3 mijë franga
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret aktakuzën për rastin Banjska, kërkon durim deri në trajtimin e tij
Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti ...
-
Policia apel qytetarëve, të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes në ditët me shi
Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm gjat...
-
Vdẹs zyrtari i Policisë së Kosovës në moshën 52-vjeçare
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicë...