Ekspertët britanikë tregojnë skenarin kur Putin do të përdorë armët bërthamore
Autori: Gazeta inFokus 19:48 | 08 April 2023
Po bëhen 14 muaj që nga nisja e luftës në Ukrainë dhe fundi i saj nuk duket në horizont.Flitet shumë për hapjen e proceseve të paqes dhe dialogut, por nuk janë ndërmarrë hapa të vendosur për të arritur atë mirëkuptim të dëshiruar.
Luftimet ndërkohë vazhdojnë në Ukrainë dhe hija e një sulmi të mundshëm bërthamor mbetet, me asnjë skenar të përjashtuar.Gjatë gjithë kësaj kohe, të gjithë analistët dhe ekspertët kanë studiuar se kur Rusia mund të ndërmerrte hapin fatal për përdorimin e armëve bërthamore dhe tani ekspertët e politikës së jashtme nga Chatham House, një institut me qendër në Londër, i dedikuar për analizën e çështjeve kryesore ndërkombëtare, zbulojnë se në çfarë pike mund të urdhërojë Vladimir Putini një “sulm bërthamor” kundër Ukrainës.
Sipas institutit londinez, Presidenti rus ka shumë të ngjarë të përdorë një “sulm të fuqishëm shkatërrues” nëse nuk arrin të fitojë luftën dhe në këtë mënyrë të shmangë “pranimin e humbjes së qartë”.Nga Chatham House kujtojnë gjithashtu se që nga fillimi i pushtimit, Putin ka paralajmëruar Perëndimin se do të “përdorë të gjitha mjetet” për të mbrojtur veten, një aludim që sugjeron përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.
“Një sulm bërthamor mund të urdhërohet nëse nuk ka më asnjë shans për fitore konvencionale dhe një sulm i fuqishëm shkatërrues kundër Ukrainës shihet si mënyra e vetme për të shmangur pranimin e humbjes”, thotë Keir Giles, një ekspert për çështjet bërthamore.Në këtë kuptim, Giles shton: “Një ose më shumë sulme bërthamore mund të jenë pjesë e një reagimi thjesht për të shkaktuar mjerim dhe shkatërrim në Ukrainë, në njohjen e dështimit të Rusisë për ta pushtuar atë. Arsyeja është se nëse Rusia nuk mund ta ketë Ukrainën, askush nuk mund ta ketë”.
Të tjera
-
Dakaj: Albin Kurti e ka kap bajrakun thu ti që ky dhe të tjerët prapa tij e kanë bërë luftën në këtë vend
Ka një javë që në Kosovë ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore. Përgjatë k...
-
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas 26 vitesh janë gjetur es...
-
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialog
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur. ...
-
Në Capitol Hill bëhen përgatitjet e fundit për inaugurimin e Donald Trump si President i SHBA-së
Të hënën, më 20 janar, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Ameri...
-
Agon Maliqi: 500 mijë vota janë të pamundura, 2021-ta ishte një rast i rrallë që nuk përsëritet
Analisti politik dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, e ka konsider...
-
100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Loiseau: Numërimi i fletëvotimeve me praninë e kamerave edhe në qendra komunale
Misioni i BE-së në Kosovë për herë të shtatë do të vëzhdoj zgjedhjet në Kosov...
-
Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës
Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez. Që prej ...
-
Shahin Dervishaj: Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh rëndësinë e angazhimit të vërtetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, po vazhdon taki...
-
PDK me tubim të madh në Podujevë, Hamza: Zgjedhjet e 9 shkurtit moment vendimtar për të ardhmen
Kandidati i PDK-së pët Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë
Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC pë...
-
Presidentja Osmani ka ftesë mirëpo nuk shkon në inaugurimin e Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë ...
-
Besnik Tahiri: Me AAK-në rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë s...