Lajme

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Autori: Gazeta inFokus 22:03 | 22 June 2026

Naim Qelaj, Avokat i Popullit të Republikës së Kosovës, deklaroi se raporti i britanikëve për Gjykatën Speciale, “ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese”.

Qelaj tha se do t’i ftojë ekspertët në Kosovë për të bërë prezentimin e raportit, gjithashtu edhe Gjykatën Speciale.

“Unë për me i njoftu publikun e Kosovës, jam t’u provu që vetë autorët me i ftu në javën e parë ose të dytë të korrikut në Kosovë dhe po du me pas një debat publik, ku kanë me prezentu raportin në pika të shkurta. Du me ftu edhe Gjykatën edhe Prokurorinë, nëse vijnë”, tha Qelaj në Frontal të T7.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy